Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse erdhi Gerard Schroder në Tiranë, a po zëvendëson Tony Blair-in?

by Te Sheshi
27/09/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Pse erdhi Gerard Schroder në Tiranë, a po zëvendëson Tony Blair-in?

Fiks pas 17 vitesh, Gerard Schroder ka ardhur sërish në Tiranë jo me të njëjtën staturë politike, por ka gjasa për të njëjtat motive.

Në vitin 1999, kancelari gjerman e vizitoi Shqipërinë në kuadër të aksionit të NATO-s për çlirimin e Kosovës, veçse i kërkoi hapur kryeministrit të atëhershëm, Pandeli Majko, që kompania e vetme celulare asokohe në vend t’i jepet gjigandit gjerman Telekom.

Sot, kur erdhi sërish në Tiranë, nuk ka më AMC: kompania quhet Telekom. Pra, është përmbushur dëshira e ish-kancelarit, edhe pse me vonesë dhe me operacione krejt të ndryshme.

Megjithatë, ka rënë në sy ardhja dhe vendosja e tij krah kryeministrit shqiptar Edi Rama, si dhe fjalimi i tij në terma të përgjithshme mbi integrimin e Europës dhe emigracionin, por edhe mbi Brexit-in.

Pse do të duhej një figurë kalibri i Schroder-it që të mbajë një fjalim të tillë në Tiranë, që nuk është qendër europiane, e aq më shumë jo në një auditor think-tank-u, por as më pak e as më shumë në selinë e kreut të qeverisë shqiptare.

Më shumë sesa fjalët, flasin gjestet dhe çka quhet “body language”.

Gerard Schroder u paraqit në krah të Edi Ramës, e foli për Europën së bashku me kryeministrin shqiptar; pra, në “gjuhën e trupit” u paraqit si një njeri që po punon ose ka nisur të punojë së bashku me Edi Ramën.

Tre vjet më parë, e njëjtë ka qenë dhe paraqitja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i cili në Tiranë foli për integrimin, Europën, paqen, luftën ndaj varfërisë, etj.

Disa ditë më pare, zyra e Tony Blair-it bëri të ditur se ish-kryeministri britanik e ka braktisur punën e tij si konsulent dhe do të përqendrohet në një aktivitet tjetër, kryesisht brenda vendit të vet.

A e ka zëvendësuar Edi Rama Blair-in me ish-kancelarin Schroder?!

Duhet të kalojnë pak ditë që kjo gjë të ndriçohet më shumë. Por fakt është se Edi Rama nuk ka qëndruar asnjë ditë pa konsulentë prestigjiozë ndërkombëtarë.

Kur nisi garën për bashkinë e Tiranës, punoi me strategun amerikano-hebre të lidhur me republikanët, Arthur J. Finkelstein.

Më pas, në fushatën e vitit 2007, Rama i habiti të gjithë kur punoi me Ed Gillespie-n, këshilltarin e afërt të George W. Bush-it, të emëruar edhe shef kabineti i Shtëpisë së Bardhë.

Në zgjedhjet e vitit 2013, kreu i PS-së afroi Alastair Campbell-in, “magjistarin” anglez të Tony Blair-it, i cili i dha Ramës idenë e “Rilindjes” dhe të ngjyrës lejla, apo “mavi”, siç e quajnë kundërshtarët. Dhe pati sukses.

Më tutje, si pjesë e paketës së Campbell-it ishte natyrisht Tony Blair.

Kurse dje përkrah kryeministrit u shfaq zoti Schroder, i cili është natyrisht një prej politikanëve më me ndikim në botë.

Gjatë qeverisjes së tij, ai ishte një kundërshtues i politikës së Bush-it, dhe nuk mori pjesë në operacionin e Irakut. Gjermania e Schroder-it krijoi lidhje të afërta me vendet e Lindjes së Mesme, me Iranin në radhë të parë, me Egjiptin, dhe me Kinën e shtetet e tjera aziatike. Kapitali gjerman u bë parësor në vendet që kishin përplasje me amerikanët.

Por, nga ana tjetër, zoti Schroder është një nga njerëzit e afërt të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ish-kancelari socialdemokrat është njeriu që futi kompaninë Gazprom në Gjermani, dhe që tani është dhe sponsor kryesor i Shalkes, ekipit të Gelsenkirchen-it, qytetit që ndodhet në landin ku Schroder e ka domenin e përhershëm dhe ku ndodhet qendra e kompanisë shtetërore të gazit.

Ish-kancelari është edhe kryetar i bordit të Nordstream-it, gazsjellësit më të madh rus në Europë, që i furnizon të gjitha vendet më të pasura.

A do të ndikojë ky aspekt në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit nëse Schroder punon si konsulent i Edi Ramës?

Apo Schroder e ka braktisur Putin-in dhe vjen të punojë si lobist për biznesin gjerman?

Dhe ka ardhur fill pas miratimit të ligjit të mbetjeve, kur po flitet se një pjesë e madhe e tyre do të vijnë dhe nga Gjermania. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Përkujtimi i lirisë së leximit në një panair të rrallë

Përkujtimi i lirisë së leximit në një panair të rrallë

Nju Jorku nis fushatën kundër islamofobisë

Nju Jorku nis fushatën kundër islamofobisë

Arkitektura në Hong Kong i është përshtatur dragonjve

Arkitektura në Hong Kong i është përshtatur dragonjve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni