Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjyqi Special i 45-ës: pse Enver Hoxha ia fali jetën Ibrahim Biçakut, të birit të Aqif Pashës?!

by te Sheshi
14/05/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 7 mins read
A A
Gjyqi Special i 45-ës: pse Enver Hoxha ia fali jetën Ibrahim Biçakut, të birit të Aqif Pashës?!
19
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

Aqif Pasha me të birin, Ibrahimin e vogël në krah
Aqif Pasha me të birin, Ibrahimin e vogël në krah

Ende vazhdon dilema se peticioni i rrallë që u firmos nga qindra elbasanas në vitin 1945, ishte një mënyrë që Enver Hoxha diktoi që t’i kursente jetën Ibrahim Biçakut, ish-kryeministër në qeverinë e regjencës. Djali i Aqif Pashës, një specialist bujqësie, pronar i Fabrikës së Cigareve në Tiranë, njeriu që e punësoi Enver Hoxhën, e mbrojti edhe nga arrestimet, u rrit me të në liceun e Korçës duke e strehuar në shtëpinë e tezes së tij, përfundoi i akuzuar si kolaboracionist.

Edhe pse jetën, Ibrahim Biçaku e pati mjaft të vështirë – u burgos për shumë vite, bëri punë të rëndomta dhe vdiq i vetëm pa familje e pa fëmijë –  fakti që iu kursye jeta kur shumë kolaboracionistë patën fund tragjik, e lidh peticionin e qytetarëve me një mundësi që Enveri i dha ish-mikut të tij për t’a shpëtuar.

Peticioni i rrallë u firmos nga 209 persona të familjeve më të njohura elbasanase, një pjesë e madhe të të cilave e njohën më vonë persekutimin dhe përndjekjen.

Gjyqi Special i 45-s

Gjyqi Special ndaj 60-të të akuzuarve si kriminelë lufte, u zhvillua në periudhën mars-prill të vitit 1945. Një pjesë e mirë ishin ekzekutuar kur komunistët hynë në Tiranë, ndërsa pjesa e mbetur iu nënshkrua gjykimit duke marrë dënime të rënda. Një prej të gjykuarve do të ishte edhe djali i vetëm i Aqif Pashës, Ibrahim Biçaku.

Ai kishte qëndruar jashtë politikës dhe, vetëm në shtatorin e vitit 1943, kur askush nuk pranonte të merrte postin e minuar të karriges së kryeministrit, mori përgjegjësinë të drejtonte një kabinet praktikisht të paqenë në një Shqipëri të dalë jashtë kontrolli dhe vazhdoi për pak kohë. Ka dëshmi se Ibrahimi i shpëtoi jetën Enver Hoxhës duke e paralajmëruar për operacionet kundër tij pikërisht në periudhën e drejtimit të qeverisë.

965609_331380290323692_864576687_o

Gjyqi Special u drejtua nga Koçi Xoxe, i shoqëruar nga Bedri Spahiu, dhe u zhvillua në godinën e kinema “Kosova” sot Teatri Kombëtar. Pak para se të jepej vendimi, qytetarët elbasanas, (të listuar  janë vetëm ata të identifikuar), kërkonin që minimalisht, Ibrahim Biçakçiut t’i falej jeta. Sigurisht, ky peticion që ishte krejt i rrallë për kohën, pasi nuk njihen nënshkrime kaq masive, kaloi menjëherë nën administrim të Seksionit të Mbrojtjes së Popullit (paraardhësja e Sigurimit).

Shefi i këtij seksioni, major Bako Dervishaj, njoftonte Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit se këtë letër e kishin nënshkruar edhe shumë të tjerë, porse identifikimi i nënshkrimeve të tyre kishte qenë i vështirë pasi ishte në gjuhë osmanishte.

Ibrahim Biçaku
Ibrahim Biçaku

Më 13 prill 1945, Ibrahim Biçaku dënohet nga Gjyqi Special me burgim të përjetshëm, si bashkëpunëtor i pushtuesve.

Peticioni i nënshkruar

Këshillit të Frontit Nacionalçlirimtar të Qarkut Elbasan

Ne të nënshkruarit banorë të qytetit të Elbasanit, kemi nderin t’i lutemi këtij këshilli të interpretojë pranë Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Nacional-çlirimtar për sa vijon:

Prokurori i Gjykatës Speciale për faje politike në Tiranë, ka kërkuar dënim me vdekje të Ibrahim Biçakçiut. Me këtë rast e shfaqim mendimin tonë se Ibrahim Biçakçiu ka pasur gjithmonë sjellje dashamirëse kundrejt popullit të këtij qyteti, i cili nuk ka pasur kurrë ndonjëherë ndonjë të keqe prej këtij njeriu. Ndër veprimet e tij politike, shtojmë me anë të vullnetarëve të tij katundarë ka dashur të mbrojë dhe ka mbrojtë me sa ka qenë e mundur popullin nga veprat e këqija të ballistëve të armatosur. Me rastin e marrjes së qeverisë nga ana e tij, ai ka lëshuar të burgosurit tanë të akuzuar politikisht. I rritur në një ambient patriotik dhe bamirës, si familja e atit të tij patriot Aqif Elbasani, ai ka vepruar gjithmonë me qëllime të mira dhe në rast se ka gabuar, populli i këtij qyteti, ka konviksion se ai në veprimet e veta nuk ka pas qëllime tradhtie kundrejt atdheut dhe s’ka dëshiruar shtypjen e popullit.Prandaj lutemi që të ndërmjetësoni pranë Këshillit të Përgjithshëm të Frontit që të bëhen hapat e duhura që t’i falet jeta Ibrahim Biçakçiut.

1.Hiqmet Baholli

  1. Hajdar Belegu
  2. Qamil Shkodra
  3. Ibrahim Miraku
  4. Demir Lulja
  5. Ismail Qorri
  6. Halit Tabaku
  7. Beqir Avllazagaj
  8. Maliq Koburja
  9. Ali Kumi
  10. Musa Qatipi
  11. Sali Demi
  12. Halit Mitare
  13. Riza Çeka
  14. Ali Grada
  15. Axhi Skili
  16. Jefrem Janohethjon
  17. Feta Banja
  18. Ramazan Bylykbashi
  19. Qazim Xhepa
  20. Faik Haseqiu
  21. Hysen Pajenga
  22. Osman Çaka
  23. Spiro Noçi
  24. Muçe Hashiku
  25. Xhavit Biçaku
  26. Inxh. Çefe Fico
  27. Myrteza Kasollja
  28. Hysen Bakalli
  29. Ibrahim Sali Basha
  30. Xhaferr Bina
  31. Abdulla Mema
  32. S…  Belshaku
  33. Xhaferr Duhanxhiu
  34. Kamer Meja
  35. Qazim Bylykbashi
  36. Haxhi Kulla
  37. Met Dardha
  38. Ibrahim Haseqiu
  39. Vasil Papamihali
  40. Josif Dodbiba
  41. Qazim Motraxhiu
  42. Dhimitër Kapidani
  43. Zihni Ballhysa
  44. Dhimitër Nosi
  45. Qilqira Vasil Nosi
  46. Salim Mukja
  47. Ing. Marko Menahemi
  48. Hamti Abdiu
  49. Ibrahim Velencia
  50. Sulejman Shiku
  51. Emin Shypheja
  52. Halim Murati
  53. Hasan Himçi
  54. Simon Popa
  55. Pepe Caku
  56. Hysen Delimeta
  57. Ibrahim Pleshti
  58. Hysen Kopili
  59. Abedin Muço
  60. Xhemal Jaupi
  61. Dyl Bodini
  62. Parashqevi Muha
  63. Sulejman Shëngjini
  64. Sali Shypheja
  65. Adem Alia
  66. Riza Tola
  67. Ferit Gjeri
  68. Ismail Koshi
  69. Shefqet Balliçi
  70. Imer Mersini
  71. Murat Çelepia
  72. Ruzhdi Hari
  73. Lec Papajani
  74. Ali Kaçuli
  75. Kasem Haxhi Rustemi
  76. Bejxhet Karaxhiu
  77. Mustafa Spahiu
  78. Shefqet Biza
  79. Mehmet Belegu
  80. Sadik Gica
  81. Muharrem Tola
  82. Musa Çejeli
  83. Sulejman Ashiku
  84. Fadil Graceni
  85. Qamil Samarxhiu
  86. Bexhet Kushi
  87. Tefik Gani
  88. Ali Gjevori
  89. Arif Çelirama
  90. Ismail Puka
  91. Halit Mitarja
  92. Gani Piçi
  93. Isuf Shëngjergji
  94. Ibrahim Furxhiu
  95. Sul Labinoti
  96. Arif Pajuni
  97. Sabri Banja
  98. Vasil Grigor Nosi
  99. Norka Grigor Nosi
  100. Josif Kapedani
  101. Musa Bretkoca
  102. Gjon Pali
  103. Sabri Baholli
  104. Mehmet Çifjta
  105. Xhem Hysko
  106. Ahmet Shyti
  107. Veli Hysa
  108. Sulë Domi
  109. Ali Gaçe
  110. Koç Andoni
  111. Kamer Zameli
  112. Refik Kajanaku
  113. Veli Sufaraku
  114. Hysen Xhani
  115. Vangjel Diqiku
  116. Hasan Shehu
  117. Afërdita Gega
  118. Tafil Greca
  119. Demir Selimi
  120. Hysen Trungu
  121. Vel Kazazi
  122. Rexhep Peni
  123. Xhaferr Çerepja
  124. Hasan Çerma
  125. V. Belshaku
  126. Ismail Mema
  127. Qazim Vërçani
  128. Abaz Daiu
  129. Musa Daci
  130. Refat Bumçi
  131. Josif Mërzaku
  132. Ismail Lami
  133. Abdyl Barja
  134. Met Shiku
  135. Nexhip Jolldashi
  136. Ibrahim Shehu
  137. Nasi Papalaska
  138. Fadil Gurmani
  139. Qamil Çiftja
  140. Mustafa Biçaku
  141. Seit Gjevori
  142. Mir Papajani
  143. Mir Gjika
  144. Qazim Çerepja
  145. Arif Ferhati
  146. H. Çelirama
  147. Venemin Dashi
  148. M. Sokoli
  149. Mehmet Karapinjalli
  150. Naim Çeraga
  151. Ymer Kovaçi
  152. Hasan Garunja
  153. Bexhet Dylgjeri
  154. Pandi Gaqi
  155. Bexhet Parozi
  156. Kasem Progni
  157. S. Skuqi
  158. Hasan Arapi
  159. Bexhet Hyskja
  160. Beqir Bumçi
  161. Veli Novi
  162. Ruxhdi Qosja
  163. I. Çengeli
  164. Mustafa Dylgjeri
  165. Kalije Shini
  166. A. Shahini
  167. Hasan Pepa
  168. Qamil Grykshi
  169. Ligor Spiro
  170. Haxhiymer Veizi
  171. Sopot Shehetila
  172. Shyqyri Gurakuqi
  173. Veli Qosja
  174. Mustafa Arapi
  175. Halit Novi
  176. Rexhep Shabanai
  177. Hysen Bredhaleshi
  178. H. Caca
  179. Sadik Garunja
  180. Mustafa Çërraga
  181. H. Spahiu
  182. Riza Çekrezi
  183. Alush Delia
  184. Qamil Suparaku
  185. Qamil Arapi
  186. Demir Arapi
  187. Qazim Golja
  188. Mihal Mullisi
  189. Behxhet Stojku
  190. Shefki Vrapi
  191. Jorgji Leka
  192. Esheref Shëngjini
  193. Mehmet Arapi
  194. Qazim Piçi
  195. Demir Tafai
  196. Myrteza Graceni
  197. Sulejman Haxhihyseni
  198. Llazi Llambi
  199. Qazim Gjevori
  200. Ismail Kafazi
  201. Stas Shuteriqi
  202. Hasan Dilja
  203. Kolë Papajani
  204. Ismail Daiu
  205. Destan Dëshani
  206. Ali Mehmet Vogli
  207. Veiz Çela
  208. Ahmet Dakli

/tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Ushtari sikh në radhët e ushtrisë amerikane fiton të drejtën për të mbajtur turbanin

Ushtari sikh në radhët e ushtrisë amerikane fiton të drejtën për të mbajtur turbanin

Nga Fatjon NANAJ: Reforma në drejtësi si kalë troje

Nga Fatjon NANAJ: Reforma në drejtësi si kalë troje

Barcelona fiton kampionatin spanjoll, Suarez shkëlqen

Barcelona fiton kampionatin spanjoll, Suarez shkëlqen

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni