Vetëm 6 muaj do ta kishte jetën qeveria e krijuar me aleancë të të gjitha partive e imponuar nga Sali Berisha, kreu i PD-së, dhe e pranuar nga PPSH në pushtet dhe Ramiz Alia president. Në dhjetor, Berisha nisi sulmin ndaj qeverisë ku kishte ministrat e tij: Pashko, Ruli, Zogaj, etj.. Kur Pashko ndodhej në Londër duke negociuar një kontratë të rëndësishme me Bankën e Londrës, Sali Berisha ka Tiranë deklaroi rrëzimin e qeverisë dhe tërhoqi ministrat e tij nga kabineti. Ky veprim do të lindte në mes reformat e nisura dhe do të sillte ngritjen e qeverisë teknike të Vilson Ahmetit për të shkuar në zgjedhjet e 22 Marsit 1992, ku PD-ja fitoi bindshëm. Më vonë u mësua se amerikanët i kishin lënë dorë të lirë Berishës në këtë situatë dhe e kishin mbështetur, pasi siç shprehet ish-ambasadori Rajerson shumë vite më vonë; “vetëm kështu do të iknin komunistët nga pushteti një herë e mirë”.
Deklarata e Sali Berishës që çoi në rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Ylli Bufi dhe Gramoz Pashko
“Dita e sotme do të shënohet si dita në të cilën PD tërhiqet nga Qeveria e Stabilitetit. Opinioni demokratik shqiptar dhe botëror duhet ta dijë se PD për në Qeverinë e Stabilitetit Kombëtar nuk e shtynë pasionet për pushtet, por e shtynë hallet, dertet, vuajtjet e mëdha që i shkaktoi popullit tonë diktatura e egër gjysmëshekullore,në një kohë kur shtetin shqiptar e kishte çuar regjimi monist në buzë të greminës, në prag të shkatërrimit dhe të dezintegrimit. Ne hymë në qeveri në kohën e grevës së përgjithshme të punëtorëve të Shqipërisë, kur pushtetmbajtësit komunistë donin të shkaktonin konfrontime esenciale, madje, edhe përleshje vëllavrasëse, kur bota qeverisë komuniste shqiptare ia mbylli dyert dhe fëmijët, burrat dhe pleqtë tanë i kërcënonte mjerimi dhe uria. Për këtë arsye, PD eudhëhequr gjithnjë nga parimet kombëtare mori përsipër të marrë pjesë në Qeverinë e Stabilitetit, të cilën ajo e mbështeti, si në planine brendshëm, dhe në atë ndërkombëtar. Fakti i pamohueshëm ishte prania e PD në këtë qeveri, ai që nxori vendin nga vetizolimi bëri që Qeveria e Stabilitetit të shënojë suksese të pamohueshmenë fushën e brendshme dhe të jashtme. Shqipëria u pranua në KSBE, në Bankën Botërore, në FMN, BERZH, gjeti mbështetjen e Grupit-24, të Tregut të Përbashkët.Për të gjitha këto, ne sot largohemi ballëlart nga qeveria, sepse edhe në rast se në këtë periudhë të bashkëpunimit me Qeverinë e Stabilitetit, ne si parti, vërtet morëm përsipër kritika, por Shqipëria përfitoi jo pak nga prania jonë në qeveri dhe jam i bindur se populli ynë do ta vlerësojë dhe do ta mbajë mend këtë për një kohë të gjatë. Besoj se pjesëmarrja jonë aktive, përkushtimi ynë qytetar dhe efiçent në zhvillimin e reformave demokratike dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike në vendin tonë hasi menjëherë në rezistencën e merimangës komuniste, e cila që nga fillimi dhe deri në fund e keqpërdori praninë tonë në qeveri. Ata e përdorën këtë prani për të shpifur dhe për të sulmuar kundër PD, me qëllim që asaj t’ia hedhin të gjitha fajet për krizën e rëndë që regjimi gjysmëshekullor i bëri atij me mekanizmat shtypës e shfrytëzues. Komunistët u përpoqën që PD t’i hedhin të gjitha përgjegjësitë për vështirësitë e krijuara, propaganda e tyre fajësoi opozitën në qeveri, ndërsa për vete mbanin pushtetin e pamerituar. Në këtë rrugë të pandershme, ata u përpoqën të vepronin për qëllime tejet ogurzeza për të krijuar paralizën e plotë të pushtetit ekzekutiv, legjislativ e ligjor, gjyqësor. Pushteti ekzekutiv në tërësi, qeveria në të gjitha nivelet në planin e brendshëm nuk arriti të sigurojë qetësinë e nevojshme të qytetarëve, nuk arriti të sigurojë zhvillimin e reformave, kështu ajo nuk ia doli të dominojë strategjinë e dhunës dhe të terrorit që në fillim synonte likuidimin e opozitës shqiptare, ndërsa ndërkohë kjo strategji synon që nëpërmjet krimit të krijojë psikozën te gjithë populli ynë për vendosjen e diktaturës neokomuniste në Shqipëri. Së dyti, nëpërmjet vjedhjeve, grabitjeve, vrasjeve dhe eksodeve të përçudnojë shqiptarin në sytë e botës, në mënyrë që ata ta lënë atë të qetë që të qeverisin siç qeveriste diktatori Enver Hoxha. Së treti, kjo strategji synonte që, në rast dështimi të tyre, të krijonin tokën e djegur, në mënyrë që të shtojnë sa më shumë vonesën e vendosjes së regjimit të ardhshëm demokratik. Ajo që është paradoksale se për të gjitha këto, këta zotërinj përpiqen të bëjnë fajtorë policinë, e cila sipas tyre, u dashka sot të bëjë shtetin shqiptar në të gjitha nivelet.
Po kështu, PD konstaton se reforma ekonomike, po pengohet tërësisht nga strukturat komuniste në të gjitha nivelet. Shembull tipik i kësaj është reforma në bujqësi. Ligji për privatizimin e tokës, që u aprovua para disa muajsh, megjithë mangësitë e tij, shënon pa dyshim një nga ligjet më madhore të reformës ekonomike. Por zbatimi i tij u pengua në mënyrë sistematike nga Ministria eBujqësisë. Po kështu, kjo ministri, me privatizimin në një kohë të papërshtatshme të SMT-ve, trefishimin e farërave dhe të plehrave kimike, praktikisht, bllokoi mbjelljet e vjeshtës, duke i krijuar vendit vështirësi për vitin e ardhshëm prej 4-500 mijë tonë grurë. Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga funksionarë që ishin kundër privatizimit të tokës, nga antireformatorë që mbrojnë akoma fermat e tipit bolshevik, mund të them se e pengojnë shumë reformën e bujqësisë. PD konstaton, gjithashtu, se për shkak të dominimit të pamerituar të komunistëve në pushtet, ka një ngadalësim të madhtë proceseve demokratike në Shqipëri. Ndihmat nga jashtë janë pakësuar dhe po pakësohen, vendet demokratike ngurrojnë dhe nuk po i japin ndihma dhe hua Shqipërisë, për shkak të mungesëssë stabilitetit të gjendjes politike. Kriza e vërtetë ka përfshirë dhe pushtetin legjislativ. Fakt i pamohueshëm është se ligjvënësit e mazhorancës, përfaqësuesit e PSSH, janë përfaqësues të asaj force politike, janë fajtorë të asaj drame ekonomike, politike dhe sociale të Shqipërisë. Një pjesë e mirë e këtyre deputetëve të saj nuk është reformuar, por vepron në kundërshtim me interesat e vendit dhe të kombit në tërësi.
Zvarritjet disamujore të çështjes së RTVSH, në kundërshtim me dispozitat kryesore të Kushtetutës dhe me Aktin final të Helsinkit, tregimi pa përgjegjësi i variantit të parë të ligjit për martirët e demokracisë janë dëshmi e intolerancës dhe e absurditetit që mbizotëron jo rrallë te këta zotërinj. Në gjendje të tillë të bllokuar ndodhet dhe pushteti juridik. Organet e drejtësisë me indiferencën, ngathtësinë dhe inkompetencën e tyre po dekurajojnë veprimtarinë e organeve të rendit publik. Me lëshimet e tyre të panumërta, ata po i kontribuojnë kaosit dhe anarkisë. Këto organe po thellojnë gjithnjë e më tepër hendekun midis ligjit dhe të drejtës. Në një kohë kur ngjarja e Shkodrës ishte një krim shtetëror i organizuarnga mafia e kuqe komuniste, apo kur ajo provon se bllokmenët kanë abuzuar me miliona e miliona lekë, ligji hesht për t’u pohuar qytetarëve të thjeshtë shqiptarë se bllokmenët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë qytetarë të klasit të parë, që nuk e njohin ligjin dhe vazhdojnë ta bëjnë vetë atë.
Për të gjitha këto, si dhe për faktet që komunistët në 31 mars fituan në mënyrë të paligjshme, nën presionin e frikës dhe terrorit, PD si të vetmen alternativë shikon zgjedhjet e reja demokratike për nxjerrjen e vendit nga kjo gjendje. Pas konsultimeve e diskutimevetë gjera, PD kërkoi në fillim të muajit nëntor zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme brenda vitit 1991. Për këtë qëllim, ajo, me tolerancë, mirëkuptim dhe gjakftohtësi zhvilloi konsultime me partitë kryesore të vendit, me Qeverinë e Stabilitetit dhe me Kryesinë e Kuvendit Popullor. Ajo zhvilloi gjatë gjithë muajit nëntor bisedime me të gjitha palët e interesuara. Me kërkesën dhe insistimin e disave prej tyre, që të mos pengoheshin mbjelljet e vjeshtës, PD e spostoi afatin e zgjedhjeve, nga dhjetori në fund të muajit shkurt. Ajo, gjithashtu, u angazhua për një fushatë elektorale të lirë, dinjitoze dhe të shkurtër. Ajo kërkoi nga pushtetmbajtësit që të respektojnë ligjin dhe insistoi në depolitizimin e RTVSH, për hapjen e gjyqit të Shkodrës dhe për arrestimin e bllokmenëve. Qeveria e stabilitetit kombëtar ra dakord me kërkesat e PD, i konsideroi ato të drejta, si zhvillimin e zgjedhjeve brenda afatit tremujor, të mundshëm dhe të domosdoshëm, ndërsa kërkesat e tjera i quajti plotësisht legjitime. Një fleksibilitet dhe arsyetim tëtillë PD kërkoi të gjente edhe te forcat e tjera, por, ashtu siç pritej, ajo gjeti kundërshtimin dhe intolerancën e pushtetmbajtësve komunistë, insistimin për të mbrojtur bllokmenët dhe për të zvarritur sa më shumë çështjen e masakrës së Shkodrës. Udhëheqja e PS dhe Presidenti zgjodhën në këtë mënyrë rrugën e përmbysjes së qeverisë së stabilitetit kombëtar, të mbrojtjes së bllokmenëve, duke e treguar qartë se janë kundër zhvillimit të reformave demokratike në Shqipëri. Kështu, në rast se çështja e RTVSH, më në fund, gjeti njëfarë zgjidhje, bllokmenët vazhdojnë të jetojnë në vilat e tyre. Të revolton fakti që hetuesia e përgjithshme për disa prej tyre në mënyrë të përsëritur mbi bazën e fakteve të pakundërshtueshme, ka lëshuar fletë arresti. Por arrestimi i tyre nuk ka ndodhur, duke dëshmuar kështu qartë se në Shqipëri, krahas pushtetit ligjore kziston një pushtet tjetër i fshehtë që qeveris vendin me ligjet eveta. Ata nuk janë të preokupuar për hallet e popullit, por për të mbrojtur me çdo kusht pushtetin e tyre të pamerituar.Në këto kushte, PD, e mbështetur në deklaratën e këshillit kombëtar, të 26 nëntorit, vendosi që të tërhiqet nga qeveria e stabilitetit kombëtar. Në këtë akt, të imponuar nga PS, ajo është e bindur se qëndrimi i saj në pushtet, jo vetëm që nuk i shërben demokracisë, por përkundrazi kërcënon për të rrezikuar vendin në bazat e një regjimi neokomunist, i cili do të ishte kanceroz përmbarë kombin shqiptar. Gjithashtu, ajo largohet nga qeveria e stabilitetit e vendosur si një opozitë e vërtetë të vazhdojë luftën dhe përpjekjet e saj me të gjitha mjetet ligjore për vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Në këtë rast, PD u shpreh vlerësimin ministrave të saj për përpjekjet e kontributin, për punën frytdhënëse të tyre për të mirën e popullit, që ata kryen gjatë qëndrimit në qeverinë e stabilitetit kombëtar. PD, gjithashtu, shpreh vlerësimin e saj për punën e shumë ministrave të tjerë të opozitës dhe të PS, të cilët treguan angazhimin e tyre të qartë në rrugën drejt reformës. PD i garanton të gjithë këta intelektualë reformatorë se forcat demokratike do ta mbajnë mend fort mirë punën e tyre. Ajo vlerëson se dështimi i Qeverisë së Stabilitetit nuk është aspak dështim i tyre personal, por është rezultat i merimangës komuniste,që ia doli mbanë të dalë mbi punën e një grupi intelektualësh reformistë në përpjekjet e tyre drejt reformës. Por, natyrisht, ajo nuk do t’ia dalë dot mbanë të pengojë demokracinë. PD është e bindur se nesër këta intelektualë do tregojnë vlerat e aftësitë e tyre në ndërtimin e një shoqërie demokratike, sepse PD ka pasur si kriter themelor vlerësimin e njerëzve nga kontributi i vërtetë .Kjo parti i kërkon zotit Pashko, që është jashtë shtetit, të qëndrojë në funksionin e zv.kryetarit të Këshillit të Ministrave derisa të mbushë misionin e tij të rëndësishëm të anëtarësimit të Shqipërisë në Bankën e Londrës dhe të kthehet në atdhe në datën 7 dhjetor. PD e ka të qartë se, me tërheqjen e ministrave nga qeveria, pushtetmbajtësit komunistë dhe ekstremistë të të gjitha ngjyrave do të fërkojnë duart nga gëzimi, do të kujtojnë se u erdhi edhe njëherë rasti të rivënë në Shqipëri diktaturën komuniste, komunizmin enverian. Po ne u themi këtyre zotërinjve se plane dhe projekte të tilla aventureske do të ndeshin me një ndëshkim mbarëshqiptar dhe ndërkombëtar.Një popull që shkatërroi një diktaturë, që hoqi qafe zgjedhën komuniste, nuk mund të pranojë më asnjë lloj zgjedhe tjetër. PD është e ndërgjegjshme se lajmi për largimin e saj nga Qeveria eStabilitetit Kombëtar do të trishtojë dhe do të shqetësojë shumë njerëz të ndershëm në Shqipëri dhe kudo në botë, të cilët shihnin te Qeveria e Stabilitetit një rreze shprese për nxjerrjen e vendit nga prapambetja, në të cilën e la regjimi komunist. Por, me këtë rast, dua t’i siguroj të gjithë ata që, në rast se pushtetmbajtësit ia dolën të na largojnë nga Qeveria e Stabilitetit, ata nuk do të mund të na imponojnë largimin nga lufta dhe përpjekjet tona për vendosjen e demokracisë në Shqipëri, përkundrazi, veprimi i PD shënon afrimin e zgjedhjeve dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri”. *Gazeta “Rilindja Demokratike”, 5 dhjetor 1991.
Roli amerikan në ardhjen e Berishës në pushtet
Në një intervistë të dhënë tek ‘Zëri i Amerikës’ pas 25 vitesh Ambasadori Uilliam Rajerson pranoi ndikimin amerikan në fitoren e parë të madhe të Partisë Demokratike në vitin 1992.
Ja çfarë tha ai kur u pyet për qëndrimin e mbajtur në atë kohë;
“Ndoshta, pozicionet e mia mund të mos kishin qenë aq të forta. Kur sekretari Bejker ishte në Tiranë, ne organizuam për të një takim me 10 disidentë, në një sallë në hotel “Dajti”, u ishte një vapë e jashtëzakonshme. Dhe jam i sigurt që ishin vendosur dhjetëra mikrofonë për tëpërgjuar. Dhoma ime patjetër që përgjohej, për këtë isha i sigurt. Dhe sekretari Bejker tha: “Ju duhet të bashkoheni dhe të votoni për t’i hequr komunistët nga pushteti”. Dhe unë mendova: “Ky është urdhri për atë që duhet të bëj unë. Qeveria teknike do të jetë
këtu për njëfarë kohe, por është i domosdoshëm një fillim i ri”.Dhe për këtë arsye, unë vendosa që të flas dhe, siç i shkruajta më pas sekretarit Bejker, pasi u largova nga Shqipëria, unë mendova:“Ambasadorët shkojnë e vijnë. Nëse komunistët fitonin në1992-in, ka shumë mundësi që ata do të thoshin që Rajersoni duhet të largohet. Dhe do të kishte qenë në rregull. Ambasadorët janë të zëvendësueshëm. Por, për sa kohë të jem këtu, do ta ngre zërin”.Po. Unë po ndërhyja në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Por kushdo që po promovonte demokracinë dhe tregun e lirë, automatikisht po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë. Ishte qëndrimi i duhur”.
Pas konferencës për shtyp të Sali Berishës, Komiteti Drejtues dhe grupi parlamentar i PS reagoi me me një deklaratë ku shprehet frika e destabilitetit dhe e quan veprimin e PD-së të pamatur dhe shkak për krizë.
“Ndodhemi para një situate kritike. Atdheu dhe demokracia kërcënohen nga një rrezik tepër serioz. Pikërisht në kohën kurvendi kishte më tepër se kurrë nevojë për stabilitet, për mbështetjetë qeverisë dhe të masave të programuara prej saj, që populli të kalonte me sa më pak dhimbje dimrin, fillimin e reformës, ndarjen e tokës, liberalizimin e veprimtarisë së ndërmarrjeve, kur ajo me përvojën që fitoi mund të çonte më e sigurt popullin në zgjedhjete reja të përshpejtuara dhe për afatin e të cilave ranë dakord edhe forcat politike, Partia Demokratike krijoi krizën e thellë qeveritare me tërheqjen e ministrave të saj. Partia Socialiste, konsekuente në bindjen e vet se në një periudhë tranzicioni si kjo që po kalojmë, se formula e një qeverie stabiliteti ishte më e goditura dhe më e mençura, ka këmbëngulur në mbështetjen e kësaj qeverie. Qeverinë e Stabilitetit e mbështeti gjerësisht opinioni i brendshëm, e mbështeti edhe bota, jo vetëm si një zgjidhje e efektshme, por, mbi të gjitha, për angazhimin e përkushtimin realist e konstruktiv të saj dhe të anëtarëve të saj në gjithë morinë e problemeve që i është dashur të përballojë. Por drejtuesit e PD, me një veprim të pamatur e të rrezikshëm, e prishën marrëveshjen politike, duke krijuar, praktikisht, krizën e pushtetit në vend.Ne mendojmë se, për vetë momentet që kalon vendi, për situatat tepër të ngarkuara me krizë, mungesa e stabilitetit, për morinë e problemeve jetike që Qeveria ka marrë përsipër dhe është angazhuar seriozisht t’i përballojë, largimi prej saj, pavarësisht nga motivet e arsyet që e çuan udhëheqjen e lartë të PD në këtë vendim,përbën një braktisje të vërtetë dhe një veprim pa përgjegjësi dhe me pasoja tejet të rënda. Partia Socialiste distancohet prerë dhe hedh poshtë akuzat e përpjekjet që bëhen në Deklaratën e PD e nga liderë të saj për të bërë shkaktarë të krizës Partinë Socialiste, deputetët ose ministrat e saj.
PS dhe grupi i saj parlamentar i janë përmbajtur me konsekuencë formulës së vendosur bashkarisht nga 5 partitë, duke kërkuar që problemet të zgjidhen në rrugë të ligjshme, me tolerancë, medurim dhe me kompromiset e nevojshme PS është treguar tolerante në mjaft raste edhe në dëm të prestigjit të saj, vetëm e vetëm duke u nisur nga interesat e zhvillimit sa më normal të reformës e të demokracisë pluraliste. Të gjashtë muajt e Qeverisë së Stabilitetit kanë qenë tejet tërënda për të dhe për anëtarët e saj. Vështirësisë së kuptueshme të problemeve që duhej të përballonte, iu shtuan grevat, presionet e rrugës, kërcënimet e herëpashershme për të dalë nga Qeveria. Me veprime e qëndrime të tilla, PS as është bashkuar, as është pajtuar në asnjë rast. Ne e përballuam me maturi e gjakftohtësi
edhe situatën absurde, kur njëra ose tjetra parti politike, nga njëra anë, merrte pjesë në koalicionin qeveritar dhe, nga ana tjetër, duke u hequr si opozitë e mirëfilltë, shpërthente në sulme të ashpra e, përgjithësisht, pa themel ndaj qëndrimeve realiste të Partisë Socialiste në mbështetje të Qeverisë së Stabilitetit. Sulmi i opozitës u ashpërsua veçanërisht atëherë kur Qeveria po e tregonte veten si forcë e vërtetë realiste, e aftë dhe e angazhuar, kur ajo mori përsipër e hartoi ligje të tilla, si ai i tokës, i amnistisë dhe i faljes së ish-të dënuarve politikë, kur hartoi programin e reformës dhe kërkonte mbështetje për fillimin e mbarë të saj, kur ajo fitoi kredibilitet dhe vendi u pranua në KSBE, në FMN dhe në organizma të tjerë ndërkombëtarë. Kuptohet qartë se dhënia e votëbesimit për reformën e rriti ndjenjën e xhelozisë së forcave të caktuara politike opozitare për qeverinë në tërësi, deri edhe për ministrat e vet, që, si intelektualë realistë e atdhetarë të vërtetë, i ishin përkushtuar me mish e me shpirt zgjidhjes së halleve të popullit. Nuk është vendi në këtë deklaratë të ndalemi në motivet që e shtynë PD që pretekstet e saj, tashmë të njohura, t’i përdorte si shkaqe për krizën qeveritare. Por është evidente që rrëzimi koshient i Qeverisë së Stabilitetit, në kohën kur ajo në unanimitet angazhohej e deklaronte se qe në gjendje të kryente misionin e ngarkuar në situatën tepër të vështirë ekonomike, kur populli sa ka hyrë në stinën e dimrit gjysmë i uritur, pa ngrohje, pa perspektivë të sigurt furnizimesh me artikujt jetikë dhe jo rrallë me mungesa të energjisë elektrike, nuk i shërben aspak stabilitetit dhe fuqizimit të demokracisë. Situata e sapokrijuar është e mbarsur me rreziqe të pashembullta në historinë tonë për fatet e vendit e të mbarë kombit. Shkelja e marrëveshjes së arritur, mospërfillja e zërit realist të Qeverisë e të gjithë anëtarëve të saj, në një dimër kaq të rëndë politik dhe ekonomik, aq sa është një veprim e qëndrim i pajustifikuar e i papërgjegjshëm, po aq ngarkon me përgjegjësi shkaktarët e braktisjes. Është e pakuptueshme sesi mund të ndërmerren veprime të tilla, kur situata rreth nesh po acarohet, kur kriza jugosllave po i shtrin metastazat drejt trojeve shqiptare në Kosovë e vise të tjera. Çdo shqiptar, çdo atdhetar shtron pyetjen: a i shërbejnë veprime të tilla çështjes kombëtare dhe pajtimit mbarëkombëtar?! Në këto situata kritike ne u drejtohemi anëtarëve e simpatizantëve të PS, punëtorëve, fshatarëve, intelektualëve, rinisë, studentëve,politikanëve realistë të ruajnë qetësinë, gjakftohtësinë dhe maturinë e tyre. Të mendojmë e të veprojmë pa pasione mediokre politike,të vëmë në plan të parë interesat mbarëkombëtarë të popullit tonë dhe t’u shmangemi, si deri sot, provokacioneve që, me siguri, nuk do të mungojnë.
Partia Socialiste, edhe në këto kushte tepër të rënda, nuk i shmanget përgjegjësisë historike. Ajo do të japë gjithnjë ndihmesën e saj që, së bashku me partitë e tjera të shkojmë në zgjedhje të lira e demokratike, rezultati i të cilave të garantojë stabilitetin e qeverisjessë vendit dhe vazhdimin e reformave vitale të nisura. Me partitë qeveritare, tashmë, janë bërë konsultime paraprake për sistemin e zgjedhjeve dhe, siç u deklarua në Konferencën e Parë Kombëtare, Partia Socialiste nuk ka asnjë paragjykim, si për sistemin e zgjedhjeve, ashtu edhe për afatin e tyre. Ne u bëjmë thirrje të gjitha strukturave dhe organizmave kompetente që ta shpejtojnëpërgatitjen e ligjit për zgjedhjet, që ai të jetë në përputhje të plotë me formën e gjithë dokumenteve ndërkombëtare të nënshkruaraprej vendit tonë. Partia Socialiste qëndron në pikëpamjen se formula politike e miratuar në marrëveshjen e përbashkët vijon t’u përgjigjet interesave thelbësore të vendit dhe është një rrugëzgjidhje e vlefshme edhe për situatat që kalojmë deri në zgjedhjet e reja. Ajo u drejtohete dhe një herë forcave politike të përfaqësuara në Qeverinë e Stabilitetit që të dëgjojnë zërin e arsyes e të logjikës së shëndoshë,të diskutojnë me urtësi e maturi edhe një herë vazhdimin e kësaj alternative. Partia Socialiste shpreh vlerësimin për punën e gjithë ministrave dhe prandaj do të përshëndeste vazhdimin e përpjekjevetë tyre vetëmohuese e të frytshme. Në rast se nga forca të tjera kjo do të quhet përfundimisht e pranueshme, PS është e gatshme të hyjë në kontakte dhe mirëpret çdo nisiativë ose formë tjetër dialogu konstruktiv për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshmepër kapërcimin e krizës qeveritare dhe për të përgatitur sa më parë kushtet e nevojshme për të shkuar në zgjedhjet e reja, për të siguruar furnizimin e popullsisë dhe vazhdimin e punës, rendin publik e sigurinë e jetës, për të mos lënë në mes të rrugës reformat e nisura e të programuara dhe për garantimin e marrëdhënieve me vendet e tjera, me organizmat ndërkombëtare dhe me bankat e investitorët e huaj. Gazeta “Zëri i Popullit”, 6 dhjetor 1991.