Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

GRUSHTSHTETI/ Pse e mori pushtetin ushtria në Mianmar?

by te Sheshi
02/02/2021
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
GRUSHTSHTETI/ Pse e mori pushtetin ushtria në Mianmar?

Liderja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë tjerë të lartë të partisë në pushtet, janë arrestuar të hënën, më 1 shkurt, ka thënë zëdhënësi Lidhjes Kombëtare për Demokraci.

Ndalimi i tyre ndodhi pasi ushtria e fuqishme e Mianmarit, javën e kaluar, kërcënoi se do të “marrë masa” në lidhje me pretendimet për mashtrime në zgjedhje nga ana e Lidhjes Kombëtare të Demokracisë (NLD), të cilën e udhëheq Aung San Suu Kyi.

Suu Kyi është një ish e burgosur politike dhe figura kyçe e luftës së gjatë të Mianmarit kundër diktaturës.

Partia e saj fitoi 83 për qind të vendeve në zgjedhjet e 8 nëntorit, që vlerësoheshin si një lloj referendumi për qeverinë e saj.

Kush e udhëheq Mianmarin?

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Suu Kyi, 75 vjeçe, e mori pushtetin pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet e vitit 2015. Ardhja e saj në pushtet pasoi vite të tëra të qëndrimit të saj në arrest shtëpiak, për shkak të luftës së saj për demokraci.

Këto përpjekje të saja e shndërruan atë në ikonë ndërkombëtare.

Pozicioni i saj në arenën ndërkombëtare u dëmtua pasi qëndra mijëra myslimanë ikën për shkak të operacioneve të ushtrisë. Por, megjithatë ajo mbeti shumë e popullarizuar brenda vendit.

Ushtria, si arkitekte e Kushtetutës së Mianmarit të vitit 2008 dhe demokracisë së re, e sheh veten si një kujdestare të unitetit kombëtar dhe Kushtetutës. Ajo i ka siguruar vetes një rol të përhershëm në sistemin politik të vendit, shkruan Reuters.

E njohur si Tatmadaw, ushtria posedon një përfaqësim prej 25 për qind të vendeve në parlament dhe kontrollon ministritë e Mbrojtjes, të Brendshme dhe të Kufijve, duke pasur kështu një rol të rëndësishëm në politikë.

Pse ushtria po i sfidon rezultatet e zgjedhjeve?

Ushtria pretendoi se kishte mospërputhje dhe kopjim në listat e votimit në shumë zona. Ushtria ishte e pakënaqur edhe me përgjigjen e komisionit zgjedhor ndaj ankesave të saj. Por, ushtria nuk prezantoi asnjë fakt nëse parregullsitë ishin të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ankesa e ushtrisë ishte e ngjashme me atë të Partisë për Unitet, Solidaritetit dhe Zhvillim (USDP). Kjo parti është e krijuar nga ushtria dhe ka udhëhequr me qeverinë para se ajo të lëshonte zyrtarisht pushtetin më 2011. USDP fitoi vetëm 33 nga 476 vende në Parlamentin e Mianmarit.

Si kanë reaguar partitë tjera për rezultatin zgjedhor?

Suu Kyi nuk ka bërë asnjë koment për fitoren e partisë së saj në zgjedhje dhe as për ankesat nga ana e ushtrisë. Por, partia e saj i ka quajtur të pabaza pretendimet, duke thënë se çfarëdo gabimi zgjedhor nuk do ta ndryshonte rezultatin.

Në zgjedhje garuan 90 parti. Të paktën 17 prej tyre janë ankuar për parregullsi, kryesisht të vogla. Vëzhguesit e zgjedhjeve kanë thënë se votimi nuk u shoqërua me parregullsi të mëdha. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të enjten se nuk kishte shkelje të një shkalle të gjerë që mund të kompromentonte procesin zgjedhor.

Çfarë thotë ushtria?

Zëdhënësi i forcave të armatosura, Gjeneral brigadieri, Zaw Min Tun, përmes një konference për media të mbajtur javën e kaluar, foli për pretendimet e ushtrisë, por nuk dha përgjigje të qarta për qëllimet e saj.

Ai tha se ushtria do të “ndërmarrë veprime” dhe të përdorë të gjitha opsionet në dispozicion duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë.

Kur u pyet nëse ushtria do të bashkëpunojë me qeverinë dhe legjislaturën e re, ai u tha gazetarëve “prisni dhe shikoni”. Ndërsa kur u pyet nëse e përjashton mundësinë e një grusht shteti ai u përgjigj: “nuk mund ta them këtë”.

Të shtunën, ushtria e Mianmarit deklaroi se do të mbrojë dhe respektojë Kushtetutën dhe do të veprojë sipas ligjit.

Çfarë thotë Kushtetuta?

Në bazë të Kushtetutës së Mianmarit, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë mund të marrë pushtetin vetëm në rrethana ekstreme. Këto raste përfshijnë “shpërbërjen e unionit, solidaritetin kombëtar dhe humbjen e pushtetit sovran”. Ushtria këtë mund ta bëjë vetëm gjatë një gjendjeje të jashtëzakonshme, e cila mund të deklarohet vetëm nga presidenti civil.

Komandanti i përgjithshëm, Gjenerali Min Aung Hlaing, shkaktoi polemika javën e kaluar kur i tha personelit ushtarak se Kushtetuta është “nëna e të gjitha ligjeve” dhe nëse nuk respektohet, ajo duhet të revokohet. Ai përmendi raste të mëparshme kur kjo kishte ndodhur në Mianmar. /REL/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Goditje europiane ndaj skepticizmit europian: Sputnik V, 91.6 përqind efektiv

Goditje europiane ndaj skepticizmit europian: Sputnik V, 91.6 përqind efektiv

Ankth në të majtën gjermane: Si po “armatoset” e djathta ekstreme

Ankth në të majtën gjermane: Si po “armatoset” e djathta ekstreme

Kujtesë nga një ngacmim aktual: Kur Thaçi “bekohej” nga rabinë hebrenj e shqiptarë (pamje)

Kujtesë nga një ngacmim aktual: Kur Thaçi “bekohej” nga rabinë hebrenj e shqiptarë (pamje)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni