Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse e kemi kaq të vështirë të mësojmë nga historia?

80 vite pas zbarkimit të Ditës D, bota në pragun e një lufte të re botërore

by te Sheshi
05/06/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Pse e kemi kaq të vështirë të mësojmë nga historia?

Nga Dominique Moisi, Worldcrunch

“E gjithë historia është në thelb histori bashkëkohore!”. Fraza e filozofit italian Benedeto Kroçe, duket se vlen në mënyrë të përsosur për përkujtimin e 80-vjetorit të Ditës D (D-Day) në plazhet franceze të Normandisë të enjten, ashtu siç kemi bërë çdo 10 vjet: 1984, 1994, 2004, 2014, 2024.

Dyzet vjet më parë, gjatë Luftës së Ftohtë, gjatë kohës së Ronald Reganit dhe Fransua Miteranit, 6 qershori përfaqësonte kujtesën e drejtësisë së kauzës së lirisë dhe rëndësisë që kanë marrëdhëniet transatlantike. “Pacifizmi është për Perëndimin, ndërsa raketat për Lindjen”– ishte shprehur në atë kohë presidenti francez.

Në vitin 1994, kishte rënë Muri i Berlinit dhe në Evropë kishte triumfuar liria. Edhe pse nuk ishte “fundi i historisë”, siç kishte shpallur me bujë një politolog i njohur amerikan. Ndërkohë ishte rikthyer lufta në Ballkan. 9 nëntori i 1989-ës dukej gati si një zgjatim, në mos një konfirmim i mesazhit të 6 qershorit 1944.

Lidhja midis të shkuarës dhe së tashmes

Që në vitin 1985, presidenti gjerman Rikard Von Veizaker e pranoi se për vendin e tij, disfata në Luftën e Dytë Botërore kishte nënkuptuar çlirimin nga nazizmi. Në vitin 2004, për herë të parë, një kancelar gjerman, Gerhard Shrëder, ishte i pranishëm në përkujtimet e D-Day.

Pra e kaluara jo vetëm që ishte tejkaluar, por ajo ishte atje për ta ndihmuar të tashmen. Në vitin 2014, pas pushtimit të Krimesë nga Rusia – një ngjarje që duhet të ishte parë si një paralajmërim shumë më serioz – po shfaqej një problem i ri. A mund të vazhdonte Evropa të mbështetej tek ndihma ushtarake e SHBA-së? Apo mësimet e 6 qershorit 1944 kishin nisur të zbeheshin?

Por në vitin 2024, ndërsa vazhdon lufta në Evropë, ajo po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme dhe kërcënon të shtrihet edhe në Azi, si e gjithë-pranishme në rikthimi i tragjedisë, me një pasojë të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme: rizgjimin e NATO-s.

“Kurrë më”?

A na kujtojnë varrezat Kolevil-syr-Mer ato të Ukrainës? Sërish në Evropë, njerëzit po vdesin në mbrojtje të lirisë. A do të rifillojë lufta që përfundoi në vitin 1945 – falë fitores së aleatëve në Frontin Perëndimor dhe Bashkimit Sovjetik në Frontin Lindor – por këtë herë midis ish-fitimtarëve?

Sot kemi Rusinë e Putinit që luan rolin e Gjermanisë së Hitlerit. Po sikur të mos mjaftojë sakrifica e një brezi heronjsh dhe viktimash, për të fikur erërat e këqija të nacionalizmit dhe populizmit? Po sikur përbetimi “Kurrë më!” nga përkujtimet e fundit të D-Day, t’i lërë vendin një forme dorëheqjeje dhe rikthimit të më të keqes?

Tani kemi Rusinë e Putinit që luan rolin e Gjermanisë së Hitlerit. Dhe sot kontrasti është midis arkitekturës solemne dhe të sigurt të varrezave të Kolevil, me pamje nga plazhi Omaha, dhe realitetit kaotik të së tashmes, që është bërë thjesht shumë i madh për t’u shpërfillur.

Në fundin e Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik dhe Kina ishin në anën e fuqive fitimtare aleate, edhe pse tashmë po ndjeheshin shenjat e para të Luftës së Ftohtë, dhe ndonëse Kina e Sun Jat-Sen ishte gati t’i hapte rrugën e pushtetit Mao Ce Dunit.

Nëse Moska dhe Pekini përmendin sot kujtimet e luftës së tyre të përbashkët kundër Gjermanisë naziste dhe Japonisë Perandorake, kjo nuk ndodh në frymën e unitetit kundër rikthimit të luftës, por të agresionit ndaj një bote perëndimore të perceptuar si dekadente dhe të vjetruar në thelbin e saj.

Erëra ogurzeza

Në përkujtimet e këtij viti, e “ftuara e nderit” për atë që u quajt me të drejtë si “Dita më e gjatë” në histori është Ukraina. Duke zbarkuar në bregun e Normandisë më 6 qershor 1944, trupat aleate e çuan përpara në një mënyrë vendimtare kauzën e lirisë.

Që nga 24 shkurti i vitit 2022, duke mbrojtur territorin e tyre, trupat ukrainase nuk po luftojnë vetëm për pavarësinë e vendit të tyre, por për kauzën e lirisë kundër një armiku që nën udhëheqjen e Putinit mishëron vlerat negative që u mposhtën 80 vjet më parë.

Por pikërisht në momentin kur mesazhi i këtij përkujtimi është më i qartë, në horizont nderen re të errëta dhe ogurzeza. Në vitin 1944, Amerika ishte një pjesë thelbësore e triumfit të lirisë dhe demokracisë. Pra zgjidhja. Këtë vit, ajo përbën sërish një element vendimtar të problemit, pasi në nëntor priten të mbahen një palë zgjedhje shumë të rëndësishme.

Hera e fundit?

Këtë vit veteranët ende gjallë që do të vizitojnë plazhet e Normandisë, janë vetëm disa dhjetëra. Në vitin 2014, numëroheshin qindra prej tyre. Ata trajtoheshin me shumë respekt e nderim, sikur prania e tyre të na lartësonte. Ndërkohë në vitin 2034, për 90-vjetorin e D-Day, nuk do të jetë më gjasë i pranishëm asnjë veteran që mori pjesë në atë zbarkim historik.

Dhe në çfarë do të shndërrohet Amerika në këto vite, nëse i nënshtrohet edhe një herë sirenave të populizmit dhe joshjes së një njeriu të dënuar nga drejtësia, që nuk njeh kufi për egoizmin e tij? 2024 është “hera e fundit”, përkujtimi i fundit me dëshmitarë, dhe kjo për arsye biologjike.

Apo kjo ndjenjë e “herës së fundit”, pasqyron kryesisht një shqetësim gjeopolitik dhe politik, për shkak të një Amerike që po distancohet nga Evropa, për ta përqendruar pjesën më të madhe të vëmendjes së saj në Azi? Dhe akoma më keq: a është kjo një Amerikë që po e harron lidhjen e saj me demokracinë, duke e humbur domethënien e njërit prej kapitujve më të lavdishëm të historisë së saj? /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Meloni nga Lezha: Dobia e një marrëveshjeje me Shqipërinë

Meloni nga Lezha: Dobia e një marrëveshjeje me Shqipërinë

Rama për median italiane: Po afganët?

Rama për median italiane: Po afganët?

Befasia më e fundit e Pompeit

Befasia më e fundit e Pompeit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni