PS vendosi që të mos e përjashtojë të birin e Aqif Rakipit nga grupi parlamentar, pasi i ati u shpall “non grata” nga SHBA.
Për këtë, është vënë në punë logjika se mban përgjegjësi i biri për të atin.
“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njejtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik”, tha kreu i grupit Taulant Balla.
Orlando Rakipi u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Por emri i tij nuk thotë asgjë veç faktit se ka baba ish-deputetin Aqif Rakipi, ndër njerëzit më influentë në zonën e Peqinit, jo për ndonjë cilësi të veçantë por si pareli dhe diktues në forma të tjera. Për këtë, mjafton damka amerikane mbi të. /tesheshi.com/