Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PS-LSI: lufta për pastrueset e spitaleve që rifuti në sherr Ramën dhe Metën

by te Sheshi
02/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 2 mins read
A A
PS-LSI: lufta për pastrueset e spitaleve që rifuti në sherr Ramën dhe Metën

Ilir Beqja, ministri i Shëndetësisë ka nisur prej dy javësh një fushatë masive pushimesh nga puna të pastrueseve dhe punonjësve të prapavijës si kaldaistë, hidraulikë, bojaxhinj e mekanikë, në të gjithë spitalet e Shqipërisë.

Sipas burimeve nga dikasteri “Beqja”, bëhet fjalë për rreth një mijë vetë.

I gjithë ky kontigjent është futur në punë pas vitit 2011 e deri në 2013-ën, kohë kur Lëvizja Socialiste për Integrim mbante dikasterin e Shëndetësisë, e që qeveriste me Berishën.

Në të gjithë këto emërime ka pasur një kriter zero: vetëm fut e ngjesh. Absurdi ka shkuar deri aty ku me spitalet me 100 shtretër janë emëruar rreth 100 pastruese; pra nga një pastruese për shtrat; por që përsëri pisllëku përsëri të mbyste, derisa janë futur në punë për rrogë e jo për ta bërë punën.

Pra, shumica e emërimeve janë bërë thjesht për një pagë dhe me përllogaritjen e (ç)natyrshme për të siguruar vota nga familjet që i punësohej një anëtar. Dhe llogaritet që kjo skemë, tipike prodhim “Made in LSI”, të ketë prodhuar më shumë se 5 mijë vota në të gjithë vendin. Sigurisht për të, partinë flamurtare të integrimeve europiane.

Por vendimi i ministrit Ilir Beqja, i cili është marrë natyrisht pas konsultimeve me kreun e qeverisë, ka shkaktuar një përplasje shumë të fortë mes aleatëve në koalicion.

Mësohet në rrugë kofidenciale se ka qenë vetë Ilir Meta i cili i ka telefonuar të “gjatit” të Shëndetësisë, ku mes të dyve ka pasur një debat të fortë.

Kjo situatë ka rifutur në krizë partnerët e koalicionit qeveritar, ku prej dy javësh Ilir Meta dhe Edi Rama kanë pasur thatësirë takimesh.

Nga dy herë në javë që takoheshin aleatët,një herë në zyrën e Metës dhe një herë te ish-vila e Mehmet Shehut, riti tashmë është thyer dhe nuk ka asnjë kontakt.

Kryeministri Rama, për herë të fundit u ngjit te zyra e kreut të Kuvendit para 3 javësh.

Ndërkaq, mësohet se ente mediatike publike që drejtohen nga njerëzit e LSI-së, i kanë vendosur një bllokadë qeverisë duke u afruar edhe me Partinë Demokratike.

Këto janë sinjale të qarta se gjërat po lëvizin ndryshe, në një kohë kur këtë të enjte pritet të bëhet publike hyrja në procedura parlamentare e  reformës në drejtësi.

Nëse ajo nuk do të miratohet nga Kuvend, atëherë sipas të gjitha gjasave vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Por LSI po shikon edhe variantin e gjetjes së një mazhorance tjetër brenda parlamentit, që të formojë një qeveri ku PS-ja del në opozitë. Dhe në këtë rast do të synohen të merren deputetë nga socialistët.

Jo më kot, në shumë portale ka një muaj që ka dalë si tezë “Meta kryeministër”.

Por t’i referohemi numrave në parlament, PD+LSI bëjnë 64 deputetë dhe i duhen vetëm 7 të tjerë për të pasur qeverinë.

Po a i ka të gjithë deputetët e tij Meta pas vetes?! Vetëm 3 javë më parë kreu i LSI-së akuzou disa parlamentarë të tij se i janë afruar Ramës. Lufta po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe me intriga pallati…

Përgatiti: Ylli Pata – /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Objektet që kanë më shumë mikrobe në shtëpi

Objektet që kanë më shumë mikrobe në shtëpi

Te Mercedes sqarojnë: as që bëhet fjalë për sabotim të Hamilton-it

Te Mercedes sqarojnë: as që bëhet fjalë për sabotim të Hamilton-it

Mbërrin pas dekadash në Havanë anija e parë turistike amerikane

Mbërrin pas dekadash në Havanë anija e parë turistike amerikane

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni