Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste kanë vendosur që të zhvillojnë një protest të hënën para Kuvendit për të ndaluar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.
Detajet, forma, kohëzgjatja dhe metodat mbahen të fshehta për t’i bërë publike vetëm disa minuta para zhvillimit të saj.
Vendimi do të merret sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Protesta do të kombinohet me dy faza, atë brenda dhe jashtë sallës. Deputetët do të pengojnë procedurën dhe sipas gjasave ka të dhëna që do të tentohet që protestuesit të hyjnë edhe brenda Parlamentit, ku më pas do ta quajnë atë si jo legjitim. /tesheshi.com/