Astrit Patozi, kritik i ashpër i kreut demokrat Basha, larguar nga ky i fundit në listat e zgjedhjeve të 2015-ës, e ka përshkruar opozitën e drejtuar nga kryedemokrati si “të dobët, të paaftë dhe të kompromentuar”
I ftuar në Provokacija-n e Mustafa Nanos, Patozi e vizatoi Bashën si “një humbës të lindur, duke argumentuar se.
“Lulzim Basha nuk humbet se po e akuzoj unë, por unë e akuzoj se për shkak se ai humbet dhe ai humbet në të gjitha rastet, unë jam gati të hesht, por ai do humbasë prapë. Humbet sepse është looser, është humbës i lindur. Pse:? Sepse nuk ka hyrë në këtë lojë për interes publik por për interes personal.
Në gjykimin e ish-nr.2 të PD-së, sot jashtë saj, është pokërisht profili prej humbësi i Bashës ai që nuk frymëzon shqiptarët.
“Dhe ju mendoni se shqiptarët nuk e nuhasin këtë gjë. Brenda strukturave të PD-së nuk besojnë te fitorja e Lulzim Bashës dhe kanë të drejtë se ata preisn nga lideri i tyre që të japë një model të ri, si do e bënte opozita diferencën, duke thënë që nuk është e njëtë me pushtetin, duke dhënë shembullin e ndryshëm, por me kuantin do e japësh shembullin që pret lekë në opozitë dhe e shoqja e tij që është emigrante në Hollandë, vjen nga Hollanda dhe bën lekë në Shqipëri, ndërsa shqiptarët po ikin? Atëherë ky nuk mund që t’i përfaqësojë këta njerëz”, tha Patozi. /tesheshi.com/