Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Provat e 25 Qershorit,  komisionerët që prekën votën rrezikojnë 1-7 vite burg

by te Sheshi
11/07/2017
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Provat e 25 Qershorit,  komisionerët që prekën votën rrezikojnë 1-7 vite burg

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri janë përlyer me vjedhje votash, pavarësisht faktit që ishin zgjedhjet e para të u zhvilluara në një klimë besimi mes palëve.

Disa komisionerë partiakë edhe këtë radhë kanë vendosur “ndërgjegjen politike” para asaj “ligjore” edhe pse Kodi Zgjedhor i ndryshuar me marrëveshjen e 18 Majit parashikon dënime të rrepta me burg për ata që prekin votën.

Ashpërsimi i ligjit nuk ka pasur efekt në “profesionin” e numëruesit të votave. Në disa raste mendohet se ata kanë tjetërsuar vullnetin e votuesve duke kaluar vota nga një parti tek një tjetër.

Disa prova për vjedhje votash gjatë numërimit të tyre nga komisionerët janë bërë tashmë publike dhe pritet vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe më tej i Kolegjit Zgjedhor për të pranuar këto prova.

Janë të paktën dy denoncime të forta të PDIU-së në Tiranë dhe të PD-së në Berat që kërkojnë ndëshkim për komisionerët që akuzohen se kanë prekur votat. Por edhe PS-ja, partia që ka fituar zgjedhjet, ka bërë një kërkesë kundër rezultatit të qarkut Tiranë.

PDIU-së i duhen 38 vota për të arritur pragun prej 3 % që i jep një mandat deputeti në Tiranë dhe për këtë arsye ajo ka marrë në shqyrtim pamjet filmike të numërimit të votave duke pretenduar se votat e saj kalonin në mënyrë të paligjshme tek partitë e tjera.

Mesila Doda, eksponente e lartë e kësaj partie, ka paraqitur prova filmike që tregojnë tjetërsimin e votave.

Në video shihet që njëri prej komisionerëve një fletë votimi, ku ishte votuar për PDIU-në e lë veç dhe më pas e përfshin atë në tufën e fletëve të votimit që i numërohet njërës prej dy partive të mëdha.

Vetë kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi,  mandati i të cilit është në lojë për 38 votat e pretenduara si të vjedhura, deklaroi se provat që disponon tregojnë manipulimin e bërë nga komisionerët e PS-së dhe PD-së.

“KQZ ka të regjistruar 12 434 votues për PDIU-në, ndërsa limiti prej 3% është 12 470, me një diferencë 37 vota apo 0.01%. Në këto kushte na u desh të hetojmë dhe të konsultohemi me pamjet filmike të procesit të numërimit. Këto pamje i siguruam zyrtarisht në KQZ sipas ligjit. Ne kemi konstatuar që deri më tani mungojnë në pamjet filmike 100 qendra votimi dhe në rreth 50 qendra pamjet janë të padallueshme, në kundërshtim me ligjin. Deri më sot kur janë këqyrur rreth 65% e filmimeve, rezulton se: Në shumë tavolina numërimi ku PDIU nuk ka pasur numërues, del qartë se votat e PDIU-së të ndodhura në kuti, nuk pasqyrohen në proces-verbalet e numërimit të votave dhe rrjedhimisht edhe në tabelën e rezultateve”, -tha Idrizi.

Përveç denoncimit të  PDIU-së, i cili është bërë zyrtar në KQZ, ka një denoncim tjetër zyrtar nga Partia Demokratikepër rezultatin në qarkun Berati.  PD kërkon shpalljen të pavlefshme për shkak të parregullsive në procesin e votimit dhe të numërimit të dy kutive të votimit dhe përkatësisht të asaj që mban numrin 3318 dhe asaj me numër 3429.

Denoncimi i PD-së nuk pritet të ndryshojë rezultatet përfundimtare edhe nëse pretendimet e saj vërtetohen, pasi dy aprtitë e tjera në garë, PS dhe LSI, kanë diferenca të madhe votash në raport me PD-në në këto qendra votimi.

Ka dhe një denoncim publik nga ana e Ben Blushit, kreu i LIBRA-s për prekje të votës së kësaj partie nga komisionerët e Partisë Socialiste. Blushi nuk ka bërë ende një ankesë zyrtare në KQZ për pretendimet e tij, por në denoncimin publik nga ai përmenden me emra komisionerët në fjalë, që sipas Blushit janë të gjithë punonjës të administratës.

Blushi tha se do të ngrejë padi penale ndaj tyre.

Po çfarë ndodh nëse vjedhja e votave provohet nga KQZ, Kolegji Zgjedhore dhe prokuroria?

Në një rast të tillë sipas ligjit komisionerët që guxuan të vendosin dashurinë për partinë mbi respektin për ligjin rrezikojnë nga 1 deri në 7 vite burg.

Me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba por vetëm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë.

Ankimimet

Sot është afati i fundit zyrtar për ankimimet dhe kreu i KQZ, Klement Zguri, bëri me dije se ka marrë tre kërkesa të tilla nga PDIU dhe PS për Tiranën dhe PD për Beratin, të cilat do të shqyrtohe brenda 20 korrikut.

“Subjektet kishin të drejtën të kërkonin ndryshimin e tabelave përmbledhëse të rezultatit sipas qarqeve ose dhe pavlefshmërinë e rezultatit në një apo më shumë qendra votimi. Këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar PDIU e cila ka kontestuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për qarkun Tiranë, PD që ka kontestuar tabelën përmbledhëse për qarkun Berat si dhe PS e cila ka kontestuar tabelën përmbledhëse për qarkun Tiranë. Tabelat përbledhëse të rezultateve për qarqet e tjera nga sot nuk mund të kontestohen më.  Kjo procedurë do të mbyllet brenda 20 korrikut”- tha Zguri. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
22-vjetori i Srebrenicës, Guterres: krimi më i tmerrshëm në Evropë në historinë e OKB-së

22-vjetori i Srebrenicës, Guterres: krimi më i tmerrshëm në Evropë në historinë e OKB-së

Si të përdorni llumin e kafes për të eliminuar yndyrnat në shtëpi

Si të përdorni llumin e kafes për të eliminuar yndyrnat në shtëpi

Vuçiç: Unë nuk jam gomar, Srebrenica ishte një krim i tmerrshëm

Vuçiç: Unë nuk jam gomar, Srebrenica ishte një krim i tmerrshëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni