Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROVAT/ Dokumentet shkencore të zviceranëve që kontestojnë vetëvrasjen e Astrit Deharit

by Te Sheshi
25/10/2019
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
PROVAT/ Dokumentet shkencore të zviceranëve që kontestojnë vetëvrasjen e Astrit Deharit

Instituti i Mjekësisë Ligjore i Lozanës në Zvicër në ekspertizën mbi vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ka dhënë komentet se pse vdekja e Deharit ka pak mundësi të jetë vetëvrasje.

“Në rastin e z.Dehari, nëse e pranojmë hipotezën e vetëvrasjes, të dy metodat do të ishin përdorur në mënyrë sekuenciale, e para ka të bëjë me përdorimin e një objekti të mprehtë në pjesën e qafës dhe të kyçit të majtë dhe e dyta ka të bëjë me ngufatjen e llojit smothering me një shishe të plastikës. Megjithatë kjo hipotezë duket pak e mundshme për arsyet e më poshtme”, thuhet në raportin e Institutit zviceran.

Hipotezën e vetëvrasjes në rastin e Deharit, Instituti e ka vlerësuar si pak të mundshme për tri arsye të ndryshme.

“Së pari, lëndimet cervikale dhe të kyçit ishin shumë sipërfaqësore, që nuk tregonin përcaktime të vërteta të aktit vetëvrasës, e dyta, teoria e vetëvrasjes komplekse të paplanifikuara që ka dëshiruar z.Dehari, duke parë këtë tentativë të pasuksesshme, e zgjedh metodën e dytë të vetëvrasjes më vdekjeprurëse, çfarë nuk ishte rasti, si e tretë, kjo lloj vetëvrasje kryesisht haset tek pacientët psikiatrikë pra që z.Dehari nuk paraqiste asnjë paraardhje psikiatrike dhe nuk paraqiste shenja të depresionit”, vazhdon raporti i Institutit zviceran mbi vdekjen e Deharit.

Më poshtë mund të lexoni komentet për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit nga Instituti zviceran, te cilat i percjell kallxo.com:

“Në bazë të të gjitha këtyre konstatimeve, duke u bazuar mbi të dhënat e literaturës, ne mund të bëjmë komentet e mëposhtme:

…Vetëvrasja komplekse mund të ndahet në “të planifikuar” ose të “paplanifikuar” në funksion të përdorimit të njëkohshëm ose sekuenciale të metodave respektive. Në vetëvrasjet komplekse të paplanifikuara, mortaliteti i metodës së parë është i dobët në të shumtën e rasteve dhe për shkak të dhimbjes dhe të frustrimit për dështimin e metodës së parë, një metodë shtesë më shkatërruese është përdorur. Në rastin e z.Dehari, nëse e pranojmë hipotezën e vetëvrasjes, të dy metodat do të ishin përdorur në mënyrë sekuenciale, e para ka të bëjë me përdorimin e një objekti të mprehtë në pjesën e qafës dhe të kyçit të majtë dhe e dyta ka të bëjë me ngufatjen e llojit smothering me një shishe të plastikës. Megjithatë kjo hipotezë duket pak e mundshme për arsyet e më poshtme:

Së pari, lëndimet cervikale dhe të kyçit ishin shumë sipërfaqësore, që nuk tregonin përcaktime të vërteta të aktit vetëvrasës, e dyta, teoria e vetëvrasjes komplekse të paplanifikuara që ka dëshiruar z.Dehari, duke parë këtë tentativë të pasuksesshme, e zgjedh metodën e dytë të vetëvrasjes më vdekjeprurëse, çfarë nuk ishte rasti.

Në fakt ai është kthyer drejt një ngufatje të vetë-shkaktuar, një metodë komplekse, efikasiteti i dobët është shumë i rallë (kjo lloj ngufatje vetëvrasëse është përshkruar në literaturë vetë në raste të rralla), si e tretë, kjo lloj vetëvrasje kryesisht haset tek pacientët psikiatrikë pra që z.Dehari nuk paraqiste asnjë paraardhje psikiatrike dhe nuk paraqiste shenja të depresionit.

Ndër të tjera sipas njohurive tona, kurrë nuk është përshkruar në literaturë vetëvrasja komplekse që implikon ngufatje të llojit smothering e paraprirë nga përdorimi i një objekti të prehtë.

Raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës i është dorëzuar sot familjes së Astrit Deharit nga Prokuroria e Shtetit.”

Prokuroria e Prizrenit ka thënë se nevojitet një hetim i ri për të qartësuar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në ditën kur i dorëzoi raportin e ekspertizës familjarëve të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, i cili u gjet i vdekur në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Prokuroria tha se duhet të kihet parasysh edhe ndërhyrja e një personi të tretë në ‘procesin fatal’.

Në qelinë A3 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku ishte gjetur pa shenja jete anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ishte edhe një person me emrin Frrok Laski.

Sipas raportit të mjekësisë ligjore zvicerane, i publikuar sot nga familja Dehari dhe avokati i saj, Tomë Gashi, tregon edhe deklaratat e shokut të dhomës së Astrit Deharit.

Naser Makolli, ish- cimeri i Astrit Deharit, e kishte përshkruar Astritin si një njeri të qetë, të lumtur, që nuk paraqiste asnjë çrregullim, asnjë frikë apo shqetësim dhe se i njëjti asnjëherë nuk e kishte përmendur se do të mund t’i bëjë diçka vetes.

Edhe Makolli gjashtë muaj më pas ishte gjetur i vdekur në qeli në Burgun e Lipjanit ndërsa analizat e raportit të tij nuk u lexuan asnjëherë për shkak se i njëjti nuk kishte arritur që të bënte një analizë të fundit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se Naser Makolli dëshmitari kyç dhe ai i cili e kishte gjetur i pari Astrit Deharin të shtrirë për toke, kishte vdekur si pasojë e një sëmundjeje shëndetësore.

Për çfarë po mbahej në burg Astrit Dehari?

Në minutat e parë të 5 gushtit të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës ishte sulmuar me një granatë anti-tank.

Policisë iu dashtë një muaj kohë që të identifikoj dhe arrestojë pesë persona, ku më pas u bë publike se të arrestuarit ishin aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Astrit Dehari, Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti e Atdhe Arifi ishin pesë të dyshuarit për sulmin me anti-tank ndaj Kuvendit.

Për sulmin të dyshuarit po mbaheshin në paraburgim pas kërkesës së Prokurorisë.

Në lidhje me sulmin ndaj Kuvendit u ngrit edhe aktakuzë. Të dyshuarit po dyshoheshin se kanë kryer veprën penale të terrorizmit.

Marrëveshja e demarkacionit ka kaluar, një person ishte liruar nga dyshimi për kryerjen e sulmit, katër të tjerë u gjykuan, e Astrit Dehari asnjëherë nuk dëgjoi gjykimin e tij për çka edhe u arrestua dhe u dërgua në paraburgim për të dalë i pajetë nga ai.

Si vdiq Astrit Dehari?

Tre muaj pas sulmit të kuvendit, më 5 nëntor 2016, një lajm mori vëmendjen e të gjithëve, pasi në qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana të paqarta kishte vdekur një 26 vjeçar emri i të cilit u bë publik nga vetë partia të cilës i përkiste Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje.

Deklaratat e para pas vdekjes së Deharit ishin se i njëjti kishte përdorur medikamente dhe kishte vrarë veten, ndërsa më pas deklaratat ndryshuan në atë se i njëjti kishte probleme me frymëmarrje.

Prindërit e Deharit së bashku me subjektin politik të cilës i takonte djali i tyre Astriti, kanë ngritur gjatë gjithë kohës pikëpyetje duke e drejtuar gishtin pushtetit, madje duke e quajtur vdekjen e Astritit edhe si vrasje. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Serbia nënshkruan tregti të lirë me “BE-në ruse”, ja ç’do të thotë kjo për vendin dhe politikën

Serbia nënshkruan tregti të lirë me "BE-në ruse", ja ç'do të thotë kjo për vendin dhe politikën

Reperi i njohur amerikan po konsiderohet si i “rrëshqitur” pasi vetëshpallet “i biri i Zotit”

Reperi i njohur amerikan po konsiderohet si i "rrëshqitur" pasi vetëshpallet “i biri i Zotit”

Protestat më gazmore në botë: vendin e parë e zënë libanezët me “Baby shark” (video)

Protestat më gazmore në botë: vendin e parë e zënë libanezët me "Baby shark" (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni