Ministria e Shëndetësisë publikoi Protokollin anti-COVID për sezonin e ri turistik, ku bie në sy urdhëresa për të mos ngrënë me gishta.
Në atë pjesë të Prorokollit sa “një çarçaf” ku thuhet “Manuali për administrimin e Ushqimit dhe Pijeve”, theksohet:
–Kryeni larjen e duarve shpesh dhe sipas kërkesës.
-Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin.
-Shmangni pirjen e duhanit, ruani etiketen respiratore në ambientet ku përgatitet ose shërbëhet ushqim.
-Ndalohet përgatitja ose prekja e ushqimeve, prekja e sipërfaqeve në kontakt me ushqimin pa patur doreza.
-Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta
-Ndalohet prekja e flokëve ose pjesëve të tjera të trupit pa doreza kur ndodheni brenda zonave të përgatitjes apo servirjes së ushqimit pasi mund të rezultojnë në ndotje të ushqimit.
-Menaxhimi i sipërmarrjes turistike, duhet të promovojë sigurinë dhe higjienën e ushqimit për personat që përgatisin dhe shpërndajnë ushqimin. /tesheshi.com/