Kryeqyteti grek, Athina pritet të jetë skenë e një manifestimi masiv të qytetarëve grekë që do të shprehin kundërshtinë e tyre për lejimin e emrit Maqedoni në përdorim nga autoritetet e Shkupit, pjesë e negociatave të kohëve të fundit. Manifestimi konsiderohet nga organizatorët si madhështor, pasi pritet të marrin pjesë mbi 1 milion njerëz. Këta të fundit janë thirrur të protestojnë kundër kompromisit për emrin e Maqedonisë.
Policia ka marrë masa të larta sigurie, duke mbyllur stacionet e metrosë Syntagma, Omonia, Panepistimio.
Ndërsa palët kanë shprehur optimizmin për mbylljen e konfliktit të gjatë për emrin e Maqedonisë, duket se segmente të caktuara brenda Greqisë, po luajnë me ndjeshmërinë e opinionit për këtë çështje.
Manifestimi pritet të nisë në orën 14.00. /tesheshi.com/