Një protestë e rrallë kundër politikave anti-emigrant të presidentit Trump është zhvillua para Senatit amerikan në Uashington. Turma njerëzish veshur me të bardha, janë mbështjellë me batanije të njëjta me ato që mbështillen fëmijët e ndaluar në kufi kur çohen në qendrat e paraburgimit.
Policia amerikane është detyruar të ndërhyje duke bërë disa ndalime në masë, ku mes tyre ka qenë kongresmenia demokrate, Pramila Jayapal.
Ajo njoftoi në Twitter se ishte “krenare që u arrestua”.
Protestuesit lëshonin sllogane kundër “tolerancës zero” të presidentit Trump, e cila çoi dhe në ndarjen e fëmijëve nga prindërit në kufi, gjë që provokoi një reagim të madh edhe ndërkombëtar.
“Na thoni me zë të lartë dhe të qartë: emigrantët janë të mirëpritur këtu”, ishte një prej thirrjeve. /tesheshi.com/