Një protestë dhe anti-protestë ka ndodhur në Portën e Bradenburgun në Berlin, ku nga njëra anë ishin esktremistët e djathtë të AfD-së që kërkonin dorëheqjen e Angela Merkelit, e nga ana tjetër sindikalistë e qytetarë të thjeshtë të cilët nuk pajtoheshi më qëndrimet e tyre.
Si shkak kanë qenë politikat pro-emigracion të kancelares, që AfD-ja, tashmë dhe në parlament, i përkthen si çelje dyersh për muslimanët. “Jo Islamit në Gjermani”, qe parrulla e tyre.
20 mijë policë u angazhuan në menaxhimin e kësaj përballjeje njerëzore me ide e qëndrime të kundërta, e cila rrezikohente të degradonte në konfrontim. /tesheshi.com/