Kryeministri Rama ka zgjedhur një formë origjinale për të reaguar ndaj protestave të zhvilluara së fundi tek kodrat e liqenit në Tiranë, ku një grup protesuesish, që thuhet se janë të shoqërisë civile, kundërshtojnë ndërtimin e një parku lodrash për fëmijë, inisiativë e Bashkië së Tiranës.
“Ja shiheni vetë për çfarë “protestojnë” tek Parku i Liqenit!…”, Sado e pabesueshme të duket është fatkeqësisht e vërtetë që nën udhëheqjen e Partisë Demokratike, “protestuesit” duan të pengojnë forcërisht pikërisht këtë që shihni!…”, shkruan kryeministri Rama bashkangjitur videos, ku në sfond është dhe një këngë e kohës së komunizmit, tipike nga ato që provokojnë ndenja nostalgjie mbi atë sistem.
Videoklipi paraqet fëmijë të pushtuar nga një valë lumturie, pikërisht në atë që është planifikuar të jetë park lodrash për ta buzë liqenit. /tesheshi.com/