Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Protestat që të kujtojnë audicionet e këngës dikur: barkun me dorë!

by te Sheshi
07/10/2021
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Protestat që të kujtojnë audicionet e këngës dikur: barkun me dorë!

Një ditë më parë u zhvillua një protestë e shoqërisë civile para Kryeministrisë. Shkak që paralajmërimi qeveritar për një krizë të mundshme energjitike, si dhe një rritje çmimesh të disa produkteve të konsumit.

Ky realitet, i kofonduar dhe me perceptimin klasik 30-vjeçar, bërë i rëndomtë tashmë, sipas së cilës qeveritarët vjedhin dhe s’mendojnë fare për popullin që varfërohet, nxorri në shesh disa figura publike e disa në tentativë për të qenë të tillë, ku investimi fillestar është veta e parë njëjës – “Unë”.

Eshtë një “Unë” delirant që disa i shndërron dhe në qesharakë. Jo thjesht se i nisin frazat me “Unë” në fjalimmbajtjen e parë publike por që nuk thonë asgjë veç atyre grupfjalëve parazitare që s’kanë pikë inteligjence brenda.

Dhe, më tepër se dhembje vërtet sociale, duket se ka ndër ata apo ato që marrin në dorë megafonin, duke qenë deri atë çast krejt anonimë, një prirje vërtet për të qenë “Unë” ndërkohë që s’janë askushi, nën frustrime të rënda moshe. Dhe për ironi, ndodh kjo përballë atij që në pozitën e tyre dje, këtu e 30 vite më parë, ishte vërtet dikushi – Edi Rama, sot me përgjegjësi qeverisëse, rrjedhimisht dhe mëkate qeverisëse.

Duhet t’ua thotë dikush se kur atëbotë merrte megafonin Edi Rama, njerëzit mbanin vesh se ç’perla mendimi dhe rebelimi intelektual do nxirrte. Ndaj frazat e tij në fjalëmbajtjet publike ishin dhe historike. Megjithatë, Rama kurrë nuk niste fjalitë me “Unë”, ndonëse plotësonte të gjitha kriteret e staturës publike për ta patur këtë privilegj autoreferencial.

Lubonja e quante mendjen më brilante kohës dhe e citonte madje, pra Ramën, kur thoshte: “Qëkur s’mbahet mend situata në Shqipëri është po ajo, një rrumpallë e krijuar nga një tufë e paorientuar këmbësorësh, të cilit lindin, vdesin dhe prapë lindin pa u lodhur, në një qorrsokak; hypin e zbresin Vargmalet e Gënjeshtrës, notojnë nëpër Lumenjtë e Frikës, zdërhallen nëpër Lëndinat e Mashtrimit Reciprok, dremisin nëpër Frengjitë e Hakmarrjes, hazdisen nëpër Pyjet e Marrëzisë, fluturojnë me presh nëpër Retë Imagjinare të Heroizmit, përzhiten nëpër Qyngjet e Injorancës, llokoçiten nëpër Baltën e Mashtrimit, gremisen nëpër Honet e Dëshpërimit për t’u rishfaqur befas majë Mullarëve të entuziazmit Pa Arsye, e kësisoj vegjetojnë në zemër të Kontinentit të  Vjetër si dora e fundit që i mbijetoi Prurjes së Civilizimit. Duke gjetur tek kjo “mbijetesë” oazin e Parajsës Tokësore, e mbledhur grusht nën hijen e dendur të Palmave të Përtacisë, hipur mbi një Kolovajse Vetëpëlqimi të pashoq, bashkësia shqiptare ka arritur të mposhtë në shekuj çdo tundim  për t’u zhvilluar mendërisht, për t’u ngritur moralisht. Për t’u përsosur shpirtërisht e pse jo dhe fizikisht”.

Me ca përjashtime, shumë në atë protestë, si në të tjera të ngjashmë, janë individë me formim tallava që jua kanë ngritur mendjen, ose jua kanë gënjyer mendjen rrjetet sociale se mund të bëhen dikushi duke qenë bosh. Dhe për këtë kanë zgjedhur luftën me qeverinë si rrugën më e lehtë ose më joshëse për t’u dikur i mençur. Është sindrom i njohur ky. Reflekohet sidomos te ca kantilena e kreshendo të shëmtuara vokale kur e marrin fjalën. Ngjashëm si ca konkurrentë në audicionet e këngës dikur, të cilët, në një përpjekje për t’i ikur fatit të destinuar për të qenë bari a bareshë, linin nam para Zhani Cikos & Co, duke i bërë ata e publikun të mbanin barkun me dorë të qeshurat e papërmbajtshme.

E ankohen pastaj se njerëzit s’ju bashkohen protestave…Për ç’të vijnë, të dëgjojnë stonaturat e tmerrshme të atyre që s’duan të kuptojnë që dhe protesta është një talent, që ligjërimi në të është talent…/tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Nis punë pasaradhësi i Ardi Veliut: Si u gjenda në Polici

Nis punë pasaradhësi i Ardi Veliut: Si u gjenda në Polici

William Montgomery: Frikë nga konflikte të reja në Ballkan

William Montgomery: Frikë nga konflikte të reja në Ballkan

Një krizë që vazhdon: fjalën e kanë telefonat…

Një krizë që vazhdon: fjalën e kanë telefonat...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni