Teksa opozita ka nisur protestën e saj të paralajmëruar para kryeministrisë, shefi i qeverisë Edi Rama tha se qeveria “nuk preket”, shoqëruar me këtë arsyetim: “Qeveria nuk preket, se nuk është një mur që i bie dhe shemb, është një mandat besimi i shumicës së popullit dhe ndryshon vetëm kur i vjen radha popullit që të gjykojë”, tha Rama.
Ai e bëri këtë koment gjatë një takimi në Berat me operatorë turistikë. /tesheshi.com/