Partia Demokratike organizoi të parën protestë jashtë Tiranës, me po të njëjtin motiv: dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta pas akuzave të Doshit për atentat. Ajo u zhvillua në Durrës.
“Kjo protestë është për t’i thënë Ramës dhe Metës që të largohen. Qeveria nuk po u kthen asnjë shërbim qytetarëve, të cilët kërkojnë mbarimin e ditëve të qeverisjes Rama-Meta”, tha kryetari Basha.
Sipas tij, PD-ja e ka gati ofertën e re për uljen e taksave, uljen e çmimit të karburantit, rritjen e pagave dhe pensioneve dhe për një qeveri në shërbim të qytetarëve. /tesheshi.com/