Në Peru kanë shpërthyer revoltat popullore, pasi Presidenti, Pedro Pablo Kuczynski fali ish-presidentin Alberto Fujimori, i dënuar me 25 vjet burg për “korrupsion dhe krime kundër njerzimit”.
Falja, e ndikuar nga lobi i fuqishëm i familjes Fijumori, një nga më të fuqishmet e së djathtës në Peru, ka shkaktuar kundërshtime të fuqishme në radhët e opozitës dhe sindikatave.
Një javë përpara se Kuczynski të falte Fujimori-n, Parlamenti kishte bërë gati një vendim për të dërguar Presidentin në gjykim për korrupsion, pasi akuzohet se ka marrë rryshfet nga një kompani ndërtimi braziliane.
Presidenti i Perusë deklaroi se ai e fali ish-presidentin, pasi ai ndodhet në situatë të rëndë shëndetësore dhe nuk donte ta linte të vdiste në burg.
Kryeqyteti i Perusë, Lima është përfshirë nga një valë disaditore protestash, si nga opozita e majtë, sindikata dhe organizata të qendrës, por edhe të së djathtës së moderuar të cilat janë kundër faljes së Fujumorit.
Ish-presidenti me origjinë japoneze, pjesëtar i një nga familjeve më influente në vend, qeverisi nga viti 1990 deri në 2009.
Ai përdori dhunën për të shtypur një organizatë paramilitare maoiste, “Sentiero Luminozo”, çka u cilësua si një shkelje e të drejtave të njeriut.
Fujumori u dënua katër vjet më parë nga një gjykatë vendase për korrupsion dhe krime kundër njerëzimit, dënim që u konfirmua në të gjitha shkallët. /tesheshi.com/