Me qindra njerëz protestuan në Venecia duke kërkuar ndalimin e hyrjes së anijeve të mëdha -kroçerave turistike – në lagunën e famshme. Vjen kjo protestë si reagimi aksidentit të pak ditëve më parë, kur në sosh u përplas në mol gjatë ankorimit, duke sjellë si pasojë dhe katër persona të plagosur
“Kroçerat jashtë lagunës” – ishte parrulla kryesore e protestës, mbajtur nëpër rrugët e qendrës historike.
“Ato nije duhet të largohen nga laguna. Janë të papajtueshme me bilancin e ekosistemit, dhe përveç kësaj janë të rrezikshme për qytetin”, tha Gianfranco Bettin, kryetar i Marghera-s, një nga komunat përbërëse e Venecias.
Pamjet e aksidentit bënë xhiron e botës dhe nxitën debat në lidhje me rreziqet e kroçerave në qytetet turistike të cilat shkaktojnë dëme, ndër të tjera, dhe të mjedisit. /tesheshi.com/