Gruaja në krye të LSI-së, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj tha gjatë protestës së opozitës tha se Rama ka dështuar në qeverisjen e tij. Madje ajo tha se po i dhimbset kryeministri e familja e tij me këtë që po ndodh.
“Ata mendojnë se ne do të lodhemi. Ne do të jemi këtu sa herë shushunjat të mblidhen. Sot dua t’iu them diçka: Rama ka dështuar me politikat e tij dhe me vendet e reja të punës, tek taksat e larta, me policinë.
Nuk ka bërë kurrë vaki ajo që ka ndodhur me protestat e opozitës. Ose je kriminel dhe vrasës ose je i çmendur. Ky njeri nuk e do vendin e tij dhe i urren qytetarët.
Ne na dhimbset Edi Rama dhe familjarët e tij”, tha znj.Kryemadhi. /tesheshi.com/