Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Protesta e paralajmëruar e PD-së: prania e Bulqizës në simbolikën e datës 18-të

by te Sheshi
07/02/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Protesta e paralajmëruar e PD-së: prania e Bulqizës në simbolikën e datës 18-të

Ismail Qemali, alias Sandër Prosi në filmin “Nëntori i Dytë”, duke folur në ballkonin e Pavarësisë lidhur datën e ditës së shënuar, tha: “Ju do të pyesni se ç’bëri 28-a e ç’bëri 30-a”, e më pas shpjegoi me atë që edhe Skënderbeu po më 28-të e kishte ngritur flamurin, ndaj kishte ruajtur edhe kryeministri i parë shqiptar datën si element simbolik.

E marrë në kohë, kjo simbolikë është përdorur shpesh nga politika për të ringjallur apo riaktivizuar lëvizje të ndryshme, duke përdorur data që revokojnë ngjarje.

Opozita shqiptare, më saktë Partia Demokratike ka caktuar 18 shkurtin si ditën e nisjes së protestave kundër qeverisë, siç e tha Lulzim Basha, për të nisur një “lëvizje të re”. Të shumtë kanë qenë ata që kanë kërkuar një simbolikë tek kjo datë, sapo ka dalë nga goja e demokratit, por pa marrë ndonjë përgjigje.

E vetmja ndjesi kalendarike ka qenë 20-ta, pra 20 shkurti, pasi lidhet me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës në vitin 1991. Dhe PD, e cila nuk të fal në të tilla raste, madje i mban gjallë simbolika të tilla në funksion të politikës së ditës, nuk e fut fare në axhendë.

Po pse Basha zgjodhi datën 18-të?! Me këtë datë ka nisur greva e urisë e studentëve të Tiranës, por shtatorja e Enverit ra më 20.

Është një mister që askush nuk e ka zbuluar ende. Ndoshta ngaqë është ditë e shtunë dhe njerëzit janë pushim. Ndoshta do ta fillojnë të shtunën për ta vazhduar të gjithë fundjavën deri më datën 20 kur ata mendojnë të rrëzojnë Edi Ramën.

Po ja, nëse ndodh rrëzimi, cila do të jetë data e shënuar 18-a apo 20-a? Një lëmsh që krijon asocacione të ndryshme.

Ndoshta të vetmit që janë ndjerë të përkëdhelur nga 18-ta e PD-së kanë qenë bulqizakët. “18 Shkurti” ka qenë skuadra e futbollit e këtij qyteti.

E ka marrë emrin nga data e themelimit të minierës së kromit. më 18 shkurt 1948.

Dhe meqë ra llafi, falë PD-së, “18 Shkurti”, në kohën e komunizmit ka qenë një skuadër që përgjithësisht rrinte në Kategorinë e Tretë. Nuk u ngjit kurrë më lart. Por kishte emër në të gjithë vendin. Kjo pasi para “18 Shkurtit”, “Industriali” i famshëm i Laçit ishte lule.

Skuadrat që vinin në fushën që shpesh kthehej në pellg pranë shkollës së qytetit, e kishin stres më vete, përfshirë dhe fluturimin e ndonjë tulle apo guri kromi të varfëruar drejt e në fushë.

Megjithatë këto janë episode, pasi “18 Shkurti”, si të gjitha skuadrat amatore të qyteteve të vogla ka qenë lezeti i njerëzve që gjenin një mënyrë për t’u socializuar.

Ka pasur në atë skuadër mjekë e inxhinierë, poetë e minatorë që luanin me shpirt dhe seriozitet, paçka që ishin në pjesën e ulët të kategorisë. Ajo që ishte më e rëndësishmja, mbanin gjallë jetën e një qyteti të vogël e të varfër.

Por tashmë ajo ndihet më fat, e rigjallëruar si kujtesë, si nostalgji, për banorët mbi 40-vjeçarë të asaj qyteze, falë vendimit të PD-së për të nisur protestat më 18 shkurt. E Nëse ndodh gjë atë ditë, mund dhe të thuhet: ndodhi ditën e 18 shkurtit, Festës së Bulqizës. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Teknologjia po na shkatërron sytë, këto janë pasojat e pajisjeve elektronike tek ne

Teknologjia po na shkatërron sytë, këto janë pasojat e pajisjeve elektronike tek ne

Nga Ermir HOXHA: Kur shqiponja në gjoks shfaqet si sorrë e shëmtuar

Nga Ermir HOXHA: Rasti i tenorit, kur pas të “bërit shtet” fshihet një padrejtësi e madhe

Arsyeja pse nuk duhet të përdorni telefonin dhe pajisje të tjera teknologjike kur hani

Arsyeja pse nuk duhet të përdorni telefonin dhe pajisje të tjera teknologjike kur hani

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni