Turma e protestuesve të opozitës u mblodh para Ministrisë së Rendit, atje ku “strehoet” Xhafaj, duke tentuar të çajë një kordon policor me thirrje kundër tij për të dhënë dorëheqje.
Por vetë lidershipi demokrat nuk e ka nxitur një reagim të tillë. Kryetari Basha, që pas fjalës së tij para kryeministrisë, bëri thirrje për ta vijuar marshimin e protestës te sheshi “Skënderbej”.
Tek incidentet e tjera shënohet dhe hedhja e tymueseve para kryeministrisë. Por përgjithësisht protesta ka qenë e qetë, kjo dhe për shkak të një mungese masiviteti ndryshe nga herë të tjera.
Si shkak mund të merret dhe destruktimi që i është bërë audiopërgjimit, ku hije të mëdha dyshimi kanë rrethuar vërtetësinën e tij. /tesheshi.com/