Ka degjeneruar sërish në dhunë protesta e opozitës mbrëmjën e kësaj të shtune. Duke futur në lojë tezën se tashmë “situatën e ka në dorë populli”, krerët e opozitës i dhanë udhë një ushtrimi dhunë, fillimisht te kryeministria me pas te parlamenti, ku sërish policia u detyrua të përdor gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat që rendën drejt selisë ligjvënëse, sigurisht bosh brenda.
Ndwrkohw, ministri Lleshaj bwri me dije pwr disa policw tw lwnduar e u shpreh: “Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”. /tesheshi.com/