Më në fund, ambasadori amerikan Donal Lu është deklaruar mbi protestën maratonike të opozitës, duke mos qenë dakort që ajo të braktisë Kuvendin.
Deri më tani, kryediplomati i Uashingtonit në Tiranë nuk kishte folur, por sot, në një takim me gazetarë ai e ka bërë të ditur qëndrimin e tij, edhe pse ai ka qenë deri diku u lexueshëm për shkak të qëndrimeve të tjera të ardhura nga Brukseli apo Berlini.
Më shkoqur, Lu, edhe pse ka mbështetur protestën si një e drejtë demokratike, ka kërkuar që opozita të kthehet në Kuvend dhe të votojë Vetingun.
Ky qëndrim i tij vjen pak orë pas kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, tha se opozita nuk do pranojë një reformë nga kryebanditi Rama, siç e cilësoi ai kreun e mazhorancës. /tesheshi.com/