Protesta e radhës e opozitës, e 10-ta, e rikthyer para Kryeministrisë, është shoqëruar sërish me akte, në mos dhune por që përçojnë idenë e dhunës, pasi në drejtim të derës kryesore të selisë qeveritare, si dhe në dritaret e selisë së Kuvendit përballë, janë hedhur flakadanë duke bërë që të ndizet zjarr te fasadat e dy objekteve.
Nga ana tjetë, protestës i janë bashkuar për herë të parë dhe ai komunitet arsistësh që kundërshtojnë prishjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, dhe padyshim banorët e “Astirit”. /tesheshi.com/