Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga LDK, i ka thënë “Po” një partneriteti politik me Albin Kurtin për një qeveri të re të drejtuar nga ky i fundit.
Kurti, që në fjalën e parë pas konfirmimit të fitores, çoi sinjal të qartë për LDK-në, e personalisht Vjosa Osmanin, për të patur një pakt bashkëqeverisjeje mes tyre.
“Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.
Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam.
Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund!”, shkruan Osmani në një status në FB.
Por gjithsesi, vendimin final politik duhet ta marrin strukturat e LDK-së, e kjo shpresohet të ndodhë në fundjavë. /tesheshi.com/