Me gjasë, udhëheqja çeçene do jetë ajo që do i japë dhe një mandat të tretë Vladimir Putinit, për të udhëhequr Rusinë si president.
Kjo pasi parlamenti çeçen ka propozuar ndryshime në ligjin shtetëror mandatin e Presidentit të Rusisë.
“Në këtë fazë të zhvillimit të vendit, është koha për të rritur gjatësinë e mandatit të një personi në detyrat e Presidentit të Rusisë nga du në tre mandate të njëpasnjëshme. Në sfondin e situatës komplekse të politikës së jashtme, është e rëndësishme për të ruajtur vazhdimësinë e pushtetit shtetëror”, u tha në shpjegim.
Më parë, edhe Ramzan Kadyrov, njeriu i parë i Çeçenisë, bëri një nismë të ngjashme. Ai tha se nuk ka alternativë ndaj udhëheqësit aktual rus Vladimir Putin dhe se ai duhet të konsiderojë zgjatjen e mandatit të tij.
Megjithatë, Dmitry Peskov, zëdhënës i kreut të shtetit, duke komentuar propozimin e deputetëve çeçenë duke thënë “kjo nuk është në axhendën e presidentit Putin.”
Nëse propozimi i parlamentarëve çeçenë do miratohet, Putin mund të zgjidhet president edhe për një tjetër mandat. /tesheshi.com/