Ministria e Arsimit ka informuar me anë të një deklaratë se çfarë duan krerë të komunitetit LGBT në shkollat e mesme, duke ofruar eksperiencat e tyre para nxënësve.
Sipas dikasterit të znj.Nikolla, ata ndodhen aty në kuadër të një strategjie mbi të drejtat e njeriut.
“Aktivitetet ndërgjegjësuese synojnë reduktimin e praktikave diskriminuese, praktika këto që janë zhvilluar me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendorë dhe drejtuesve të shkollave dhe mësuesve të lëndëve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit. /tesheshi.com/