Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pronësia mbi burimet natyrore: e ardhura jetike për çdo banor të planetit

by te Sheshi
11/03/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 7 mins read
A A
Pronësia mbi burimet natyrore: e ardhura jetike për çdo banor të planetit

Çdo student mëson për Manja Kartën, dorëshkrimin e hershëm që shenjtëroi të drejtat e baronëve kundrejt autoritetit arbitrar të monarkëve të Anglisë. Por, askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë për një binjake të saj që disa e konsiderojnë edhe më të rëndësishme, Kartën e Pyllit, nënshkruar dy vjet më vonë në vitin 1217.

Ky dokument i shkurtër, por i fuqishëm garantonte të drejtat e njerëzve të zakonshëm për tokën, që ata mund ta përdornin për kultivim, kullota, ujë apo dru zjarri. Dokumenti  njihte formalisht të drejtën që njerëzit gati kudo e marrin për të mirëqënë: se askush nuk duhet të privohet nga burimet e domosdoshme për jetesën.

Por, kjo e drejtë – e drejta e jetesës – u sulmua brutalisht në fillim të shekullit të 15-të, kur fisnikët e pasur nisën të gardhojnë tokën e përbashkët për përfitimet e tyre. Përgjatë disa shekujve të mëvonshëm, lëvizja e qarkimit siç u bë e njohur, kaloi dhjetëra milionë hektarë tokë në duar private, duke zhvendosur pjesën më të madhe të popullsisë së vendit. Të zhveshur nga mjetet themelore të mbijetesës, pjesa më e madhe u lanë pa zgjidhje tjetër përveçse të shisnin veten për një rrogë, për herë të parë kjo në histori.

Dhe nuk ndodhi vetëm në Angli. I njëjti proces u shpalos edhe në të gjithë Azinë dhe Afrikën e në pjesën më të madhe në jugun e globit, ku kolonizatorët europianë vendosën pretendime private mbi tokat dhe pyjet e burimet ujore që më parë ishin të përbashkëta, duke lënë me miliona njerëz pa mjete jetese. Në pjesën më të madhe të botës koloniale, qëllimi, ose të paktën efekti, ishte të nxiste njerëzit drejt tregut kapitalist të punës, dhe ata e pasardhësit e tyre do të ishin punëtorët që mbushën minerat, plantacionet dhe dyqanet që eksportonin drejt Perëndimit.

Ndërsa koha e kolonializmit përfundoi, qeveritë e shumë kombeve të reja të pavarura kërkuan të kthejnë pas këto gjurmë të zotërimit historik me programe të reformës mbi tokën. Por ato u detyruan shpejt të braktisin këtë qasje nga pronarët e mëdhenj të tokave, kryesisht të huaj, dhe nga kreditorët ndërkombëtarë. Në vend të reformës mbi tokën, plani i ri për zhdukjen e varfërisë – ëndrra e zhvillimit-  përfundoi duke dërguar gjithnjë e më shumë njerëz thellë në tregun e punës. Vendet e punës konsideroheshin si shpëtim për të varfrit, ashtu sikundër edhe e përcakton Banka Botërore “vendet e punës janë rruga më e sigurtë për të dalë nga varfëria”.

Por, tashmë ky premtim ka nisur të duket i cekët. Me rritjen e përdorimit të robotëve, punësimi solid nuk është më një shpresë realiste. Ne dimë se automatizimi është një kërcënim real ndaj punësimit në hemisferën veriore të globit, por në jug kërcënimet janë edhe më të këqija. Industritë kryesore, atje, si biznesi i vogël i elektronikeve apo tekstileve janë shumë më të lehta për t’u automatizuar. Sipas një raporti të OKB-së, deri në dy të tretat e vendeve të punës në vendet në zhvillim mund të zhduken në të ardhmen e afërt.

E gjitha kjo është thellësisht e dhimbshme, sidomos për botën post-koloniale. Së pari ato u shpronësuan nga toka e tyre dhe në vend të saj, premtuan vende pune. Tani ato do të shpronësohen nga vendet e punës dhe shumë do të mbeten ngushtësisht pa asnjë mjet për mbijetesë. Shpronësimi i tyre do të jetë absolut. Papunësia për shkak të teknologjisë do të kthejë mbrapsht fitoret modeste kundër varfërisë që janë bërë përgjatë pak dekadave të fundit dhe uria me gjasa do të rritet.

Qeveritë po përpiqen për të gjetur një përgjigje, dhe nuk kanë shumë opsione. Por një mundësi qëndron veç si më premtuesi: e ardhura bazë universale.

Dikur një ide periferike, të ardhurat jetike janë duke avancuar në rrugën e tyre në imagjinatën e publikut. Finlanda po kryen një eksperiment dy-vjeçar për të ardhurën jetike. Utrehti në Hollandë po kryen një provë, gjithashtu. Edhe Skocia po e ndjek garën nga afër.

Programet e transferimit të parave cash janë provuar të suksesshme në Namibi, Indi dhe në dhjetëra vende të tjera në zhvillim, duke nxitur atë që etiketohet si “revolucion në zhvillim”. Në Brazil, sa për të cituar një shembull, transfertat cash kanë ndihmuar në reduktimin e niveleve të varfërisë në më pak se gjysmë dekade.

Por, suksesi i të ardhurës jetike – si në veri ashtu edhe në jug – varet i gjithë nga korniza ku vendoset. A do të formësohet si një formë bamirëse nga të pasurit? Apo do të përcaktohet si një e drejtë për të gjithë?

Thomas Paine ishte mes të parëve që argumentuan se të ardhurat bazë duhet të prezantohen si një lloj kompensimi për shpronësimin. Në pamfletin e tij brilant të vitit 1797, Drejtësia Agrare, ai vuri në dukje se “toka, në gjendjen e saj natyrale të pakultivuar  dhe kështu do të kishte vazhduar të ishte, prona e përbashkët e gjithë racës njerëzore”. Ka qenë e padrejtë që pak persona ta rrethonin atë për përfitimet e tyre personale, duke lënë pjesën më të madhe pa të drejtë trashëgimie. Paine mendonte se  kjo shkelte parime më bazike të drejtësisë.

Duke e ditur se reforma e tokës do të ishte e pamundur politikisht, Paine propozonte se ata që kanë pronë, duhet të paguajnë një “qira për terrenin” – një taksë të vogël për zotërimin e tokës së tyre – në një fond që do të shpërndahej më pas tek të gjithë si e ardhur jetike e pakushtëzuar. Për Paine, kjo do të ishte një e drejtë: “drejtësi, jo bamirësi”. Ishte një ide e fuqishme dhe tërhoqi shumë në shekullin e 19-të kur filozofi amerikan, Henry George propozoi “taksën e vlerës së tokës” që do të financonte një divident të përvitshëm për çdo qytetar.

Bukuria e kësaj qasjeje është se funksionon si një lloj ç’rrethimi. Është si të kthesh pas Kartën antike të Pyllit dhe të drejtën e aksesit për të zakonshmit. Kthen të drejtën e jetesës – të drejtën për të banuar në tokë.

Kritikët e të ardhurës jetike shpesh kapen pas faktit sesi do të financohet ajo. Por pasi ta nisim ta shohim si të lidhur me tokën e përbashkët, ai problem bëhet më i trajtueshëm. Në shtetin amerikan të Alaskës, burimet natyrore konsiderohen si një e mirë e përbashkët, të zotëruara kolektivisht nga njerëzit, kështu që çdo banor rezident merr një divident të përvitshëm nga të ardhurat shtetërore të naftës.

Modeli i Alaskës është popullor dhe efektiv, dhe akademikët kanë vënë në dukje se e njëjta qasje duhet të aplikohet edhe për burime të tjera natyrore, të tilla si pyjet dhe rezervat e peshkimit. Mund të aplikohet madje, edhe ndaj ajrit, me një taksë karboni, të ardhurat nga e cila mund të shpërndahen në formë dividenti për të gjithë. Dhe një ndikim mund të jetë se kjo qasje mund të mbrojë pasurinë e përbashkët natyrore nga mbipërdorimi, duke i dhënë planetit tonë pak kohë për rigjenerim.

Zbatimi i një ideje të tillë do të kërkojë vullnet politik – por nuk është edhe aq i pamundur. Në fakt, ka kërkime që tregojnë se mund të jetë politikisht më e lehtë ta zbatosh sesa çdo politikë tjetër sociale.  Edhe në Amerikë, e ardhura jetike ka një mbështetje të gjerë e në rritje nga figura të profilit të lartë si Elon Musk dhe Bernie Sanders.

Ekzistojnë edhe rreziqe, sigurisht. Ka nga ata që shqetësohen se e ardhura jetike vetëm sa do të rrisë nativizmin që po përhapet aktualisht, gjithandej në botë. Kush do të kualifikohet për transfertat? Njerëzit do të duan mos ta ndajnë dividentin me emigrantët.

Është një shqetësim real. Por, një mënyrë për ta adresuar atë do të ishte të menduarit në terma më universalë. Pasuria natyrore e Tokës na përket të gjithëve, ashtu siç vë në dukje Paine. Nëse pasuria e përbashkët nuk njeh kufij, përse duhet të njohë kufij e ardhura mbi të?

Ne e dimë tashmë, nga eksperimentet, se e ardhura jetike mund të sjellë rezultate mbresëlënëse – reduktimin e varfërisë ekstreme dhe pabarazisë, stimulimin e ekonomive lokale, dhe çlirimin e njerëzve nga detyrimi për të pranuar kushte skllavëruese pune thjesht për të mbetur gjallë. Nëse zbatohet më gjerësisht, mund të ndihmojë në eleminimin e “punëve kot” dhe të ulë prodhimin e panevojshëm, duke i falur lehtësimin aq të dëshiruar planetit tonë. Ne sërish do të punojmë, sigurisht, por puna jonë do të jetë më shumë me kuptim dhe e dobishme, ndërsa punët e mjera por të nevojshme si pastrimi i rrugëve do të paguhen më shumë për të tërhequr punonjësit që kanë dëshirë ta bëjnë, duke e bërë madje, këtë punë edhe më dinjitoze.

Por, ndoshta, më e rëndësishme se gjithçka, një e ardhur jetike mund të mposhtë pikëpamjen e neveritshme që ka shtrirë rrënjët kaq thellë në kulturën tonë, duke na çliruar nga konkurrimi dhe duke na lejuar të jemi më të hapur dhe njerëz më bujarë. Nëse zbatohet universialisht, pa kufij, mund të ndihmojë në rrënjosjen e një ndjesie solidariteti – që ne jemi të gjithë bashkë në gjithë këtë dhe se kemi të drejtë të barabartë mbi planetin. Mund të lehtësojë ankthet që na sjellin Brexit apo Trump dhe mund të largojë tendencat fashiste që po rriten kudo nga nativizmi dhe që po përhapen në të gjtihë botën.

Nuk do ta dimë kurrë nëse nuk e provojmë. Dhe ne duhet ta provojmë, ose të përgatitemi për një shekull të 21 me mjerim të sigurtë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?
Kryesore

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025
Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij
Analizë

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
Next Post
Pse nuk duhet të flini kurrë me flokë të lagur

Pse nuk duhet të flini kurrë me flokë të lagur

Bundesliga: humbasin Lajpcigu dhe Dortmundi, merr arratinë Bajerni i Mynihut

Bundesliga: humbasin Lajpcigu dhe Dortmundi, merr arratinë Bajerni i Mynihut

Ndalimi i tubimeve për referendumin: përshkallëzohet tensioni midis Turqisë dhe Hollandës

Ndalimi i tubimeve për referendumin: përshkallëzohet tensioni midis Turqisë dhe Hollandës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni