Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pronat komunale të Prizrenit iu dhanë me qira partive politike për 1 euro në muaj

by te Sheshi
23/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Pronat komunale të Prizrenit iu dhanë me qira partive politike për 1 euro në muaj

Nga Bashkim Kastrati

Komuna e Prizrenit vazhdon të mos menaxhohet si duhet. Në të gjitha raportet e auditit të viteve paraprake janë gjetur parregullsi të shumta. Edhe raporti i fundit i publikuar ditë më parë tregon se kjo komunë nuk është duke u menaxhuar si duhet dhe se nuk i ka marrë parasysh fare rekomandimet që ia ka dhënë auditi në vitin e kaluar.

Sipas raportit të auditit, ekziston një numër i dobësive në qeverisjen e Komunës së Prizrenit, veçanërisht në lidhje me llogaridhënien, menaxhimin e rrezikut dhe cilësinë e raportimit menaxherial.

Një mjet kyç në mbështetje të qeverisjes efektive është zbatimi i rekomandimeve të auditimit. Komuna nuk kishte arrit t’i zbatojë në shkallën e mjaftueshme rekomandimet e vitit të kaluar, vetëm 6 nga 20 rekomandimet e dhëna ishin zbatuar plotësisht.

E gjetura e auditit tregon se komuna për pronat e dhëna me qira për 2016 kishte planifikuar që të realizojë 1,350,000 euro, ndërsa kishte arrit të inkasojë 501,328 euro apo 37%.
“Në vitin 2016 ishin bërë kontrata për shfrytëzimin e pronës komunale me çmim prej 1euro në muaj për 8 lokale disa partive politike, duke mos organizuar ankande publike siç kërkohet me Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale. Këto lokale ishin dhënë duke u bazuar në vendimin e asamblesë komunale që ishte nxjerrë në vitin 2005. Po ashtu, edhe 8 lokale tjera dhe një objekt pronë e komunës nuk ishte organizuar ankand publik nga komuna, përderisa ato shfrytëzohen nga disa Organizata Jo Qeveritare dhe parti politike pa kontrata”, thuhet në raport.

Auditi rekomandon që kryetari i Prizrenit duhet të sigurojë organizimin e ankandeve publike në rastet e dhënies me qira të pronave komunale në mënyrë që të ketë një proces të hapur dhe transparent, si dhe të ushtrojë monitorim të vazhdueshëm tek shfrytëzimi i hapësirave publike në mënyrë që të mos shfrytëzohen pronat komunale pa kryer paraprakisht obligimet sipas kontratave të lidhura. Duhet vendosur edhe mekanizmat që pronat të mos shfrytëzohen pa pasur paraprakisht kontratë valide, të nënshkruar me komunën.

Qiramarrësi i tregut nuk ia ka paguar qiranë komunës që gjashtë vite

Sipas raportit të auditit, në një rast komuna ka kontratë që nga viti 2009 me një operator ekonomik për shfrytëzimin e tregut të gjelbër me qira mujore prej 180 euro në muaj. Auditi ka vërejtur se operatori ekonomik nuk ka kryer obligimet sipas kontratës dhe nuk ka paguar asnjëherë obligimin ndaj komunës.

“Borxhi total kishte arritur në 14,580 euro. Më tutje, për rastet e përmendura, komuna nuk kishte organizuar ankande publike edhe pse Ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale kishte hyrë në fuqi në vitin 2012. Gjithashtu, në dy raste komuna me kontratë ka dhënë në shfrytëzim lokalet afariste, mirëpo qiramarrësit nuk i kryejnë obligimet sipas kontratës dhe borxhi i tyre arrin 3,534 euro”, thuhet në raport.

Komuna e Prizrenit kishte lidhur kontratë për emetimin e seancave të kuvendit komunal me vlerë 150 euro për seancë, duke mos respektuar procedurat e prokurimit. Nënshkrimi i kontratës ishte bërë direkt me operatorin ekonomik pa udhëhequr procedurat e prokurimit paraprakisht. Pas këshillave të auditit në fazën e ndërmjetme, komuna menjëherë e ka ndërprerë kontratën.

“Kemi vërejtur se në 22 raste Drejtoria e arsimit nuk i protokollon faturat e pranuara ashtu siç kërkohet me nenin 24 të Rregullës Financiare 01/2013 Për Shpenzimin e parasë publike” thuhet ndër të tjera në raport.

Planifikime të dobëta buxhetore

Sipas auditit, planifikimet buxhetore duken të jenë të dobëta për faktin se vetëm 66% e të hyrave vetjake të planifikuara ishin mbledhur dhe vetëm (88%) e buxhetit për investime kapitale ishte shpenzuar. Si rezultat i mos menaxhimit të duhur të obligimeve, thesari sipas nenit 39.2 nga kategoria investime kapitale kishte ekzekutuar pagesa 443,416 euro dhe nga mallrat dhe shërbimet 213,940 euro.

Auditori gjithashtu ka gjetur se janë bërë klasifikime të shpenzimeve në kode të gabuara. Nga pagesat e testuara kemi vërejtur se komuna nga kategoria ekonomike investime kapitale kishte paguar 2,227,559 euro, të cilat për nga natyra janë mallra dhe shërbime dhe subvencione dhe transfere. Prej tyre më kryesoret janë: grumbullimi dhe menaxhimi imbeturinave (1,079,132 euro), mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve (474,955 euro), subvencionim për klubin futbollistik Liria (100,000 euro), transporti i arsimtarëve (48,770 euro), furnizim me far gruri, misri, folio plastike (102,122 euro), etj. Kjo shumë ishte e aprovuar me tabelat buxhetore të Buxhetit 2016 si investime kapitale, por projektet e paraqitura në tabela, nuk përmbushin kushtet të trajtohen si projekte kapitale. Gabimet kanë të bëjnë me gabime në planifikimet fillestare nga komuna dhe aprovimet jo adekuate nga ana e Ministrisë së Financave.

Sipas auditit, kryetari i Komunës së Prizrenit ka marrë në konsideratë dhe është pajtuar me gjetjet dhe konkluzionet e auditimit në këtë raport, si dhe është zotuar se do t’i adresoj rekomandimet e dhëna.

Kujtojmë që kryetari i Prizrenit Ramadan Muja ka disa vite që është duke u gjykuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.  /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Njihuni me njerëzit që janë identikë me disa personazhe vizatimorë

Njihuni me njerëzit që janë identikë me disa personazhe vizatimorë

Ultimatumi amerikan për politikën e Prishtinës: urgjent qeverinë e re!

Ultimatumi amerikan për politikën e Prishtinës: urgjent qeverinë e re!

A ishin çamët kolaboracionistë? Fotot dhe faktet tregojnë të kundërtën

A ishin çamët kolaboracionistë? Fotot dhe faktet tregojnë të kundërtën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni