Prokuroria turke ka nisur 32 hetime lidhur me dyshimet për parregullsi në zgjedhjet lokale të Stambollit që u mbajtën më 31 mars. Ata kanë marrë në pyetje më shumë se 100 zyrtarë të qendrave të votimit, si të dyshuar për krijimin e parregullsive në rezultate.
Hetimet lidhur me parregullsitë u përqendruan rajonet në Maltepe, Kadikoy dhe Atasehir, njofton Reuters.
Të dyshuarit po hetohen lidhur me akuzat për shkelje të ligjit zgjedhor dhe shpërdorim të pozitës në numërimin e votave.
Partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan (AKP) ka bërë thirrje për rivotime në Stamboll, edhe pse rezultatet treguan se AKP humbi kontrollin e Stambollit dhe Ankarasë.
Partia kryesore Popullore e opozitës (CHP), në aleancë me partitë më të vogla, fitoi kryebashkiakun në të dy qytetet, duke përfunduar një çerek shekulli qeverisje nga AKP-ja. /tesheshi.com/