Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 3 apartamente me një vlerë totale prej 200 mijë euro, të cilat rezultojnë të regjistruara në emër të një gruaje.
Fjala është për shtetasen me inicialet E.R, e cila sipas hetimeve të prokurorisë ka ushtruar aktivitet kriminal në Belgjikë.
Në njoftimin e saj, prokuroria saktëson se gruaja ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit dhe në bazë të hetimeve, organi i akuzës ka sekuestruar pasuritë e saj, pasi paratë nuk justifikohen përmes burimeve të ligjshme financiare për blerjen e pasurive të patundshme.
3 apartamentet ndodhen një në Zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa dy të tjera në lagjen Pavarësia në Vlorë.
Në bazë të hetimeve Prokuroria e Vlorës kërkoi caktimin e sekuestros, ndërsa gjykata miratoi kërkesën. /tesheshi.com/