Prokuroria ka lexuar pretencën ndaj ish-ministrit të Punëve, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në qeverinë e Berishës, Spiro Kserës, duke kërkuar tre vite burg.
Por ndërkohë nga këto do t’i ulet 1/3-a, pasi Ksera ka kërkuar gjykim të shkurtuar, që do të thotë se në rast pranimi nga Gjykata, ai do të vuajë vetëm me dy vite heqje lirie.
Prokuroria kërkoi dhe 1 vit e 6 muaj burg për tre zyrare të tjerë të kësaj ministrie: Artenis Mande, Elda Kozaj dhe E. Dodbibaj.
Ksera dhe vartësit e tij akuzohen për abuzime me fonde duke përfituar prej tyre shuma të mëdha, të cilat duhet të shkonin për aktivitete në ndihmë të shtresave të margjinalizuara.
Spiro Ksera është i pari dhe i vetmi ish-ministër i Berishës i futur në burg, ndërkohë që emri i tij nuk ka figuruar asnjëherë në listën e atyre ministrave të futur në rreth nga qeveria pasardhëse, për t’u çuar për ndjekje penale. /tesheshi.com/