Organi i akuzës në Tiranë e ka mbyllur shpejt cështjen e ngritur nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho, njëherësh dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, mbi faktin që sipas tij, dyshja Doshi-Prifti po përgatiteshin për të destabilizuar vendin duke fabrikuar një sërë akuzash ndaj kryeparlamentarit Meta.
Të gjitha këto u përcollën me anë të një letre që Braho ia dërgoi Prokurorisë, e që po ashtu u bë e njohur për opinionin. Por nga shqyrtimi letër-ankesës, apo ndryshe letër –denoncimit, dhe më pas hetimeve vijuese lidhur më gjithë çka shkruheshin, Prokuroria ka vendosur të mos e marrë parasysh dhe ta mbyllë çështjen.
Sipas saj, nuk ka asnjë fakt që të vërtetojë pretendimet e ngritura nga deputeti Braho. Gjë që do të thotë që edhe Shqipëria nuk do të destabilizohet. Të paktën nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti. /tesheshi.com/