Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale: “Ajo që po bën Izraeli, një krim lufte”

"Ata janë të pafajshëm, ata kanë të drejta sipas ligjit ndërkombëtar humanitar," tha Kahrim Khan

by te Sheshi
30/10/2023
in Kulturë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale: “Ajo që po bën Izraeli, një krim lufte”

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan tha në një konferencë shtypi në kryeqytetin egjiptian Kajro të dielën se Izraeli duhet të bëjë “përpjekje të dukshme” për të siguruar që civilët të marrin ushqimin dhe ilaçet bazë.

Në një deklaratë video që ai postoi më herët në platformën X, e njohur më parë si Twitter, Khan paralajmëroi se kufizimi i këtyre të drejtave mund të shkaktojë “përgjegjësi penale” sipas Statutit të Romës.

“Nuk duhet të ketë pengesa për dërgimin e ndihmave humanitare për fëmijët, gratë dhe burrat, civilët,” tha Khan në një video të marrë në pikën kufitare Rafah me Egjiptin.

 “Ata janë të pafajshëm, ata kanë të drejta sipas ligjit ndërkombëtar humanitar,” shtoi Khan. “Këto të drejta janë pjesë e Konventave të Gjenevës dhe madje lindin përgjegjësi penale kur këto të drejta janë të kufizuara sipas Statutit të Romës.”

Prokurori tha gjithashtu se shpreson të vizitojë Rripin e Gazës dhe Izraelin ndërsa është në rajon, pasi “zyra jonë është e vendosur të sigurojë që këto të drejta të realizohen kudo që të jetë e mundur dhe ku ne kemi juridiksion.”

Dërgesat e ndihmave në Gaza kanë qenë minimale që kur Izraeli filloi të bombardonte enklavën palestineze të dendur me popullsi më 7 tetor, pas një sulmi nga Hamasi. Jo shumë kohë më vonë, Izraeli vendosi një rrethim total të territoreve, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ujë dhe ushqim në Rripin e Gazës.

Në fillim të kësaj jave, Oxfam tha se Izraeli po përdorte “urinë si armë lufte” në Gaza, duke vënë në dukje se që nga fillimi i luftës, Gaza ka marrë vetëm dy për qind të ushqimit që do të merrte ndryshe.

Automjetet e dërgesës filluan të mbërrijnë në Rripin e Gazës nga pika kufitare Rafah me Egjiptin më 21 tetor, por agjencitë e ndihmave po e quajnë atë një “pikë në oqean”.

Khan tha se Gjykata po “heton në mënyrë aktive krimet e dyshuara të kryera në Izrael më 7 tetor, si dhe në Gaza dhe Bregun Perëndimor nën juridiksionin tonë, që datojnë që nga viti 2014″.

“Ne po shqyrtojmë në mënyrë të pavarur situatën në Palestinë, duke parë ngjarjet në Izrael dhe pretendimet se shtetasit palestinezë kanë kryer gjithashtu krime,” tha Khan.

Izraeli, i cili nuk është anëtar i GJNP-së, ka refuzuar më parë juridiksionin e gjykatës dhe nuk bashkëpunon zyrtarisht me të.

Statuti i Romës i ICC-së i jep asaj autoritetin ligjor për të hetuar krimet e përfolura në territorin e anëtarëve të saj ose shtetasve të tyre kur autoritetet vendase “nuk duan ose nuk janë në gjendje” ta bëjnë këtë, raporton Al Jazeera. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?
Diplomaci

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Next Post
Vdekja tragjike e një hokeisti: patina ia preu futin…

Vdekja tragjike e një hokeisti: patina ia preu futin...

A është e përgatitur bota për një tjetër pandemi?

Plani: Izraeli synon të dëbojë palestinezët nga Gaza në Sinai

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni