Kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiç, njeriu i angazhuar me projektin e ç’njohjeve të Kosovës, është shfaqur i shqetësuar nga fakti se Tirana zyrtare, nëpërmjet ministrit të Jashtëm Cakaj, i propozoi Prishtinës një partneritet për një fushatë të re njohjesh, ku dhe kostot do jenë të përbashkëta.
“Duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës”, ishte ajo çfarë tha Cakaj në një takim me homologun Konjufca në Prishtinë.
Vuçiç, siç ka lënë të kuptohet, është ndjerë keq nga kjo, por më tepër nga mosreagimi ndërkombëtar. Për këtë, ai i quajti ndërkombëtarët si “hipokritë”.
“Kjo është lartësia e hipokrizisë dhe një tregues se ata në fakt shqetësohen se numri i vendeve që njohin Kosovën ka rënë në më pak se gjysmën e anëtarëve të KB”, i tha ai medias serbe. /tesheshi.com/