Shkencëtarët kanë nisur projektin më të madh në botë që ka si qëllim skanimin e mënyrës si funksionon trupi nga brenda, çka mund t’u japë mundësinë doktorëve që në të ardhmen e afërt t’i parandalojnë sëmundjet.
Do ta skanohet truri, zemra, kockat dhe arteriet e rreth 100 mijë vullnetarëve për të krijuar në bazë të madhe të dhënash.
Besohet se kjo dritare e re do t’u japë mundësinë hulumtuesve që të zbulojnë shumë sëmundje në fazat e tyre të hershme si, sëmundjet e zemrës, diabeti, ataku, artriti etj.
Kjo do të thotë se doktorët mund t’i skanojnë pacientët e tyre dhe të pikasin një sëmundje përpara se pacienti të ketë dalluar ndonjë shenjë apo hasur ndonjë problem. /tesheshi.com/