Frika për të vdekur në vetmi është më e madhe se frika ndaj vetë vdekjes. Nëse keni vizituar ndonjë të sëmurë në shtrat të vdekjes, mund ta keni vënë re rëndësinë e të qenurit pranë dikujt që s’ka njeri momentet e fundit.
Po ata që nuk kanë askënd pranë në këto momente? Sandra Clarke, në infermiere në qendrën shëndetësore Sacred Heart në Oregon, u mundua të gjejë një zgjidhje për këtë pyetje.
Në vitin 1986 një pacient i kishte kërkuar që të rrinte pak kohë me të sepse po hynte në agoni. Sandrës ju desh të largohej për të kontrolluar pacientë të tjerë dhe kur u kthye pacienti kishte dhënë shpirt. Kjo e shtyu infermieren që pesëmbëdhjetë vite më vonë të realizonte projektin “Askush nuk vdes i vetëm!”.
Ky është një projekt vullnetarizmi, pra i papaguar, që mundëson vizitën për një javë rresht nga disa vullnetarë për të sëmurët të cilëve u janë prerë shpresat.
Vullnetarët nga ana tyre përfitojnë eksperiencën e të qenurit pranë një personi që së shpejti do të lërë këtë botë dhe të mësuarit me impaktin e vdekjes.
Gjithashtu u mundëson të mësohen me faktin e humbjes së një pacienti për të tejkaluar krizat kur të nisin karrierën e tyre si mjekë, infermierë apo punonjës sanitar. /tesheshi.com/