Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

IDEOLOGJIA/ Projekti kinez për ndërhyrje në Bibël e Kur’an: “ok” për të parën, por a mundet për të dytin?

by te Sheshi
26/12/2019
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
IDEOLOGJIA/ Projekti kinez për ndërhyrje në Bibël e Kur’an: “ok” për të parën, por a mundet për të dytin?

Kina ka marrë vendimin kontravers që të rishkruajë Kur’anin dhe Biblën, sipas saj, për të “pasqyruar vlerat socialiste” ndërkohë që vazhdon shtypjen ndaj pakicës muslimane ujgure, ka zbuluar një raport.

Botimet e reja nuk duhet të kenë asnjë përmbajtje që bie në kundërshtim me besimet e Partisë Komuniste, thuhet sipas një zyrtari të lartë të partisë. Paragrafët që konsiderohen “të gabuara” nga censuruesit do të ndryshohen ose përkthehen edhe njëherë.

Megjithëse Bibla dhe Kurani nuk janë përmendur në mënyrë të veçantë, partia bëri thirrje për një “vlerësim gjithëpërfshirës të klasikëve fetarë ekzistues, përmbajtja e të cilëve nuk përputhet me përparimin e kohës”.

Urdhri u dha në nëntor gjatë një takimi të mbajtur nga Komiteti për Çështjet Etnike dhe Fetare të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, i cili mbikëqyr çështjet etnike dhe fetare në Kinë.

Një grup prej 16 ekspertësh dhe përfaqësues të feve të ndryshme nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës morën pjesë në konferencë muajin e kaluar, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.

Takimi u mbikëqyr nga Wang Yang, Kryetar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Wang theksoi se autoritetet fetare duhet të ndjekin udhëzimet e Presidentit Xi dhe të interpretojnë ideologjitë e feve të ndryshme në përputhje me “vlerat thelbësore të socializmit” dhe ‘kërkesat e kohës, raportoi dje gazeta franceze Le Figaro.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve që të ndërtojnë “një sistem fetar me karakteristika kineze”.

Zyrtarët u pajtuan me direktivat e Z. Wang, duke shtuar se misioni “është zgjedhja e historisë”.

Ata gjithashtu pohuan se duke “rivlerësuar” librat fetarë, ata do të parandalonin “mendimet ekstreme” dhe “idetë heretike” që dëmtojnë vendin.

Takimi i nëntorit u zhvillua pasi Kina u përball me kritika nga mbarë bota për politikat e saj ndaj fesë.

Një seri dokumentesh të zbuluara ka treguar se si qeveria kineze drejton një sistem qendrash riedukimi për të indoktrinuar muslimanët në provincën perëndimore të Xinjiang.

Dokumentet, të cilat përfshijnë udhëzimet për qendrat operative të paraburgimit dhe udhëzimet se si të përdorin teknologjinë për të synuar njerëzit, zbulojnë se kampet në Xinjiang nuk janë për trajnime vullnetare dhe punë, siç ka pohuar Pekini.

Aktivistët dhe ekspertët e OKB-së kanë pohuar se të paktën një milion ujgurë etnikë dhe muslimanë të tjerë mbahen në qendrat e paraburgimit në rajon.

Ish-të paraburgosurit kanë deklaruar se muslimanët ishin të detyruar të hanin mish derri dhe të flisnin gjuhën mandarin në kampet e internimit.

Pasi fillimisht e mohoi ekzistencën e tyre, Kina pranoi se kishte hapur “qendra të edukimit profesional” në Xinjiang që synonin parandalimin e ekstremizmit duke mësuar gjuhën mandarin dhe aftësitë e punës.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha në nëntor se dokumentet e zbuluara vërtetuan se autoritetet kineze ishin të angazhuara në shtypjen masive dhe sistematike të muslimanëve dhe minoriteteve të tjera.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme kineze ka akuzuar “disa media” për “njollosjen e luftës së Kinës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në Xinjiang”.

Po ashtu, ambasada kineze në Londër mohoi ekzistencën e dokumenteve të tilla, duke i thënë gazetës The Guardian se ato ishin “shpikje të pastra dhe lajme të rreme”.

Ndërkohë, referuar lajmit se autoritetet komuniste kinezë mund të ndërhyrjnë në Bibël e Kur’an, është rasti për të kujtuar se ndërsa në parin, Librin e të krishterëve, edhe mund të ndodhë kjo – ka me dhjetra Bilba në disa versione – me Kur’anin ndodh krejt ndryshe. Ai është unik dhe nuk ka mundur t’i diskutohet asnjë ndërhyrje deri më sot, prej kur është shpallur. Madje, siç pohojnë dijetarët dhe mendimtarët muslimanë, Zoti garanton në të se kurrë nuk do ndodhë futja aty e duarve njerëzore. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
Next Post
Bolsanaro, “Trumpi” i Brazilit: si humba kujtesën pasi u rrëzova në banjë

Bolsanaro, "Trumpi" i Brazilit: si humba kujtesën pasi u rrëzova në banjë

Interesante: Si do të dukej planeti Tokë nëse do të jetonin vetëm 100 kafshë në të?

Interesante: Si do të dukej planeti Tokë nëse do të jetonin vetëm 100 kafshë në të?

Një raketë e lëshuar nga Gaza, Netanyahu braktis fjalimin partiak (video)

Një raketë e lëshuar nga Gaza, Netanyahu braktis fjalimin partiak (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni