Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Progresi ekonomik i Kosovës gjatë koalicionit PDK-LDK, vetëm një “thërrime”

by te Sheshi
28/05/2017
in Ekonomi, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Progresi ekonomik i Kosovës gjatë koalicionit PDK-LDK, vetëm një “thërrime”

Nga Bashkim Kastrati

Arritja e marrëveshjes për koalicion ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) u tha se u bë për interesa të vendit, me fokus të veçantë për zhvillimin ekonomik.

Deri në vitin 2014, kur u mbajtën zgjedhjet u tha se prioritet i Qeverisë së Kosovës ka qenë shtet-ndërtimi, ndërsa ky mandat u tha që do t’i përkushtohet sektorit të ekonomisë. Në lidhje me këtë, paritë politike, sidomos PDK dhe LDK bënë premtime të mëdha, e para premtoi 200 mijë vende të reja të punës, ndërsa e dyta 120 mijë. PDK gjithashtu premtoi edhe të ashtuquajturin Fond të Punësimit, që thuhej se do të realizohet përmes shfrytëzimit të një miliard eurove që gjenden jashtë Kosovës. Por asnjë nga këto premtime nuk u realizuan, ndërsa për fondin e punësimit më nuk u fol fare. Në të vërtetë shifrave të papunësisë iu hoqën rreth 100 mijë të papunë, por jo se ata u punësuan, por ikën ilegalisht për në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë mandatit qeverisës të PDK-së dhe LDK-së sektori ekonomik nuk pati ndonjë zhvillim që do të rriste mirëqenien e qytetarëve, shpesh u raportuan se është rritur numri i të punësuarve, por këto shifra u kontestuan. Qeveria prezantonte hapjen e vendeve të reja të punës përmes rritjes së kontribuuesve në trustin pensional, ndërsa “harronte” të tregonte se nga trusti largohen mijëra të punësuar në vit, pasi që arrijnë moshën e pensionimit, pra ato vende të punës nuk ishin të reja dhe se rritja e numrit të atyre që pagunin trustin nuk nënkupton që janë hapur vende të reja, pasi që disa kompani ndoshta vetëm kanë regjistruar punëtorët e tyre që i kanë pasur të paregjistruar.

Ndërkaq, pas prishjes së koalicionit,disa nga ministrat e PDK-së kanë deklaruar se nuk kanë arritur objektivat e tyre për të pasur më shumë sukses për shkak se nuk janë përkrahur sa duhet nga kryeministri në largim Isa Mustafa dhe se ndryshe do të ishte situata nëse qeveria do të udhëhiqej nga PDK-ja. Por duhet cekur se PDK ka udhëhequr me qeverinë që nga viti 2007 deri në vitin 2014.

Edhe në këtë mandat qeverisës u “harrua” ekonomia

Ekonomisti Lulzim Beqiri ka thënë për tesheshi.com se Kosova ka ngecur sa i përket zhvillimit ekonomik në koalicionin qeverisës pasi që investimet e huaja direkte kanë renë dukshëm. Sipas tij, kjo qeverisje kryesisht është fokusuar në dy temat e mëdha demarkacioni dhe asociacioni duke lenë anash zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Kriza politike shkakton parregullsi në të gjitha sferat e jetës gjithashtu edhe në aspektin ekonomik, andaj pozita dhe opozita duhet t’i kthehen dialogut dhe të shpien vendin drejt integrimit ekonomik evropian. Kjo ka bërë që vendi të jetë aktual në mediat ndërkombëtare si shtet i destabilizuar, thirrjet e opozitës për rrëzimin e Qeverisë me anë të demonstratave po trembë edhe investitorët potencial. Investitorët kanë perceptim negative për Kosovën, janë shumë faktor që kanë ndikuar te ky perceptim”, thotë Beqiri.

Ai mendon se ligji aktual për investime nuk është i favorshëm për investitorët të huaj, andaj institucionet relevante duhet që shumë shpejt të hartojnë politika të përshtatshme për investime, pastaj mungesa e sundimit të ligjit, korrupsioni, mungesa e energjisë elektrike, mungesa e mbështetjes institucionale, kamatat e larta, burokracia e tmerrshme shtetërore, politikat e pa favorshme fiskale janë disa nga këto pengesa që kanë bërë që investitorët ose të largohen nga vendi ose të mos vinë fare.

Beqiri thotë se mungesa e platformave për zhvillim ekonomik si nga pozita ashtu edhe nga opozita e kanë sjell vendin në këtë situatë të vështirë ekonomike.

“Që nga paslufta niveli i papunësisë është pothuajse i njëjtë diku 35% deri në 45%. Pra nuk ka zhvillim ekonomik pavarësisht premtimeve për vende të reja pune, në zgjedhjet e kaluara kemi pasur shumë premtime dikush nga partitë kishte premtuar 200 mijë vende pune të tjerët 150 mijë, por realiteti ka dëshmuar se kryesisht ka pas punësime të vogla dhe atë janë punësuar kryesisht militant të partive qeverisëse. Mund t’i përmendim disa nga punët e mira që qeveria e vendit ka realizuar në mandatin që kishte. Shpëtimi i Trepçës nga falimentimi, marrja e kodit telefonik, pako fiskale një dhe dy” theksoi Beqiri.

Nuk u realizuan premtimet e mëdha për zhvillim ekonomik

Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka thënë për tesheshi.com se koalicioni i qeverisjes së kaluar PDK dhe LDK kanë dhënë premtime të mëdha të cilat nuk janë realizuar as për së afërmi gjatë mandatit të tyre qeverisës.

“Premtimi nga PDK i 200 mijë vendeve të punës dhe LDK-së 120 mijë vende pune gjatë fushatës ka qenë vetëm sa për konsum politik, pasi që edhe sipas raportit të qeverisë janë punësuar përafërsisht 45 mijë punëtorë që po të punësojmë 45 mijë me 320 mijë premtimi është realizuar rreth 14%, e që sipas opinionistëve dhe qytetarëve nuk pranohet kjo shifër”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se gjatë mandatit të kaluar qeverisës nuk ka pasur ndonjë progres të theksuar në të bërit biznes dhe se rrjedhimisht ka pak interesim të investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë. Ai thotë se investitorët nuk po vijnë edhe për shkak të dobësive në fushën ligjore, infrastrukturës së dobët, jo stabilitetit me energji elektrike etj.

“I gjithë ky mandat qeverisës ka mbetur nën hijen demarkacionit dhe komunave me shumicë serbe. Si të mirë ose si tentim që të bëjë diçka të mire kanë qenë pakot fiskale, por më shumë është proklamuar nga qeveria sesa që është realizuar”, theksoi Kadriaj. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Next Post
Kjo është pija që pastron arteriet duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Kjo është pija që pastron arteriet duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Basha flet për helmimin: mosbulimi, gjunjëzim i shtetit

Basha flet për helmimin: mosbulimi, gjunjëzim i shtetit

Hekurosni rrobat në pak minuta vetëm me këtë truk të thjeshtë

Hekurosni rrobat në pak minuta vetëm me këtë truk të thjeshtë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni