Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROGNOZË/ Quo Vadis Shqipëri? Nga njëra anë emigracion, nga ana tjetër popullsi në rënie

by te Sheshi
04/04/2019
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
PROGNOZË/ Quo Vadis Shqipëri? Nga njëra anë emigracion, nga ana tjetër popullsi në rënie

Fenomeni masiv i emigracionit nga vendet e Europës Lindore e Juglindore ka goditur keq tregun e punës së këtyre vendeve, sepse mungon fuqia punëtore e kualifikuar. Mbi pasojat për Shqipërinë flet ekspertja Isilda Mara.

Në Konferencën e Pranverës të Institutit Vjenez për Studimet e Ekonomisë Botërore që fillon sot (04.04) do të diskutohen ndryshimet demografike në vendet e Europës Lindore e Juglindore dhe pasojat e emigrimit masiv për tregun e punës. Fenomeni i largimit të fuqisë punëtore prek edhe Shqipërinë, Kosovën e rajonin. Ekspertja e këtij instituti, Isilda Mara flet për pasojat e emigrimit për Shqipërinë.

Deutsche Welle: Raporti i Institutit të Vjenës për Studimet e Ekonomisë Botërore (WIIW) hedh dritë mbi një problem të rëndësishëm -mungesën e fuqisë punëtore në vendet e rajonit europianolindor. Sa akut është ky problem për Shqipërinë?

Isilda Mara. Po, edhe për Shqipërinë është problem. Gjatë dekadës së fundit, 2011-2017, Shqipëria ka pasur mesatarisht një rritje natyrore të popullsisë me një plus rreth 4.2% dhe një normë mesatare të emigracionit neto (differenca midis atyre që emigrojnë ose largohen nga vendi dhe atyre që imigrojnë në Shqipëri) me një minus 6%, pra duke rezultuar në një reduktim të popullsisë me 1.8%. Gjatë 4 viteve të fundit shtesa natyrore e popullsisë është përgjysmuar. Sigurisht rënia e fertilitetit në nivelin 1.7 ( nr i lindjeve për grua) është një faktor që shpjegon rënien. Megjithatë tashmë jo vetëm faktori emigracion, por edhe shtesa natyrore e popullsisë po ndikojnë njëkohësisht në rënien dhe plakjen e popullsisë.

Eksperti i Institutit Vjenez që punoi për studimin, zoti Richard Grieveson tha, se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në kohë paqeje në rajonin europianojuglindor e lindor – kaq dramatike është gjendja?

Isilda Mara: Gjendja eshte dramatike në sensin se jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera të Europës Lindore tashmë kanë humbur një pjesë të mirë të forcës punëtore dhe aktive dhe nuk e kanë më atë bonus apo divident demografik që kanë pasur të paktën tre dekada më parë. Këto vende, përfshi edhe Shqipërinë, për më tepër kanë humbur jo vetëm të rinj, por edhe më të kualifikuarit. Me një normë fertiliteti që ka konverguar në nivelin e 1.57 – krahasuar ajo e vendeve të Europës Perëndimore – EU-1.5 – është e vështirë të imagjinosh sesi këto vende mund të rikuperojnë apo gjejnë një zgjidhje afatshkurtër, por edhe afatgjatë për të përmbysur trendin negativ të rritjes së popullsisë.

A ka të dhëna, se në cilët sektorë shfaqet më shumë mungesa e fuqisë punëtore?

Isilda Mara: Po nga burime të ndryshme informacioni ka të dhena se jo vetëm sektorët që kërkojnë punëtorë të kualifikuar po përballen me vëhtirësi në gjetjen e stafit dhe plotësimin e vakancave, por edhe sektorë të tjerë janë duke u përballur me sfida të ngjashme. Në Shqipëri sektori më i prekur është ai i mjekëve dhe infermierëve. Edhe Sllovakia ka vështirësi në gjetjen e infermierëve, mjekëve, por edhe profesionistëve si inxhinierë, përpunues të database, punonjës të montimit të pajisjeve dhe makinerive, por edhe punonjës të shitjeve dhe shërbimeve.

Cilat janë pasojat e këtij fenomeni për vendet e rajonit?

Isilda Mara: Pasojat janë sigurisht së pari demografike: plakje dhe tkurrje e popullsisë; pra mungesa e kapitalit human për shkak se të rinjtë dhe ata që janë të kualifikuar kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë. Pasoja tjetër është në zhvillim, për shkak se rritja ekonomike mund të ndikohet negativisht, nëse sektorët në zhvillim dhe ekspansion përballen me sfidën e gjetjes së krahut të punës dhe me kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme.

Çfarë duhet të bëjë politika e këtyre vendeve konkretisht për ta zbutur këtë problem?

Isilda Mara: Sigurisht duhen ndjekur politikat, të cilat mund të zbusin rritjen negative të popullsisë, rritja e fertilitetit po ashtu, këto janë faktorë që e tregojnë efektin në terma afatgjatë. Në ato afatshkurtër termi imigracion nga vendet e tjera mund të jetë një opcion i shpejtë, megjithatë duke pasur parasysh sfidat e migracionit, me të cilat po përballet BE, duhet theksuar, se migracioni mbetet një alternativë shumë e diskutueshme.

Dr. Isilda Mara, eksperte e Institutit Ndërkombëtar Vjenez, WIIW

Po konkretisht Shqipëria?

Isilda Mara: Nëse do të merrja parasysh Shqipërinë shumë e rëndësishme që të zbutet emigracioni, kjo duke afruar perspektiva më të mira për të ndërtuar një të ardhme në Shqipëri. Faktor tjetër që duhet të merret në konsideratë është edhe diaspora – përfshirja e saj më aktive për thithjen e investimeve dhe know-how, kjo duhet parë me përparësi dhe në këtë drejtim duhen ndërmarrë hapa. Gjithashtu remitancat – aspekti positiv i emigracionit të lartë – nuk duhet thjesht të shkojnë për konsum por të kanalizohen në investime dhe gjenerim vendesh pune.

Studimi i Institutit Vjenez përmend digjitalizimin dhe automatizimin e punës, si një mundësi për t’u përballur me mungesën e fuqisë punëtore Sa mund të ndihmojë ai, kur këto vende janë ende shumë pas niveleve europiane?

Isilda Mara: Dixhitalizimi sigurisht është një mundësi e mirë, megjithatë digjitalizimi është një element komplementar, ai është për ato profesione që kërkojnë “hard skills” dhe mund të ndihmojë pak për ato profesione, të cilat kërkojnë soft skills. Vendeve të Europes lindore u mbetet ende shumë për të bërë në këtë drejtim.

Marrë nga DW

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
 Çaji i zi, këto vlera nuk ia paskemi ditur!

 Çaji i zi, këto vlera nuk ia paskemi ditur!

KONSTATIMI/ Bloomberg: Riadi përfundon reaktorin e parë bërthamor, pse ekzistojnë frikëra dhe dyshime

KONSTATIMI/ Bloomberg: Riadi përfundon reaktorin e parë bërthamor, pse ekzistojnë frikëra dhe dyshime

INTERVISTA/ Basha për DW: Ikja nga parlamenti, pa kthim!

INTERVISTA/ Basha për DW: Ikja nga parlamenti, pa kthim!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni