Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROGNOZA/ Uashingtoni: si do mbrothësohet biznesi shqiptar nga Reforma në Drejtësi

by te Sheshi
12/04/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
PROGNOZA/ Uashingtoni: si do mbrothësohet biznesi shqiptar nga Reforma në Drejtësi

Nga Uashingtoni ka ardhur një tjetër mesazh vlerësimi për Reformën në Drejtësi. Duke qenë një investim politik edhe amerikan, kjo reformë është parë dhe si një nxitës për ndryshimin për mirë të klimës së biznesit në Shqipëri.

Ka qenë Zv/Ambasadori në Detyrë i SHBA-së në Tiranë, Dan Koski, ai që gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ofroi një prognozë të efekteve të pritshme të Reformës në Drejtësi në marrëdhëniet e biznesit.

Fjala e plotë e nr.2 të Uashingtonit në Tiranë:

Dhoma është në drejtimin e duhur. Megjithatë, ka ende punë për të bërë për të përmirësuar klimën e investimeve të Shqipërisë.

Çdo vit, Shqipëria humbet miliona dollarë në investime të huaja direkte të mundshme, kryesisht për shkak të perceptimeve negative të klimës së saj të biznesit. Por ka një lajm të mirë në horizont.

Për të gjithë investitorët e mundshëm, si kompani amerikane ashtu edhe ato perëndimore, kam ardhur me një mesazh: sistemi ligjor i Shqipërisë po ndryshon dhe një klimë më e mirë biznesi ju pret këtu.

Si do ta përmirësojë reforma në drejtësi klimën e biznesit të Shqipërisë? Më lejoni t’ju jap gjashtë shembuj.

Së pari, një gjyqësor etik dhe i ndershëm do të sigurojë që prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar më në fund të mbahen përgjegjës. Ditëve të marrëveshjeve të pista dhe drejtësisë së mohuar po u vjen fundi.

Një sistem i drejtësisë penale që është i ashpër me korrupsionin dhe krimin e organizuar do të sigurojë tek bizneset e ligjshme besimin që interesat e tyre do të mbrohen.

Së dyti, një sistem gjyqësor i reformuar do të zbatojë paprekshmërinë e kontratës. Investitorët e huaj dhe vendas kërkojnë sigurinë që kontratat do të respektohen dhe zbatohen. Investitorët duhet të kenë besim se ata do të kompensohen për shitjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre sipas kushteve të miratuara nga secila palë.

Së treti, një sistem ligjor i drejtë dhe i pavarur do t’i nxisë bizneset të kërkojnë regjistrim zyrtar dhe do të pengojë aktorët e pandershëm të paguajnë ryshfet për të shmangur detyrimet e tyre tatimore. Investitorët e respektuar përpiqen të qëndrojnë në përputhje me ligjin dhe të paguajnë taksat e tyre. Megjithatë, pronarët e bizneseve janë ankuar se shumë nga konkurrentët e tyre të huaj dhe vendas – përfshirë shumë kompani që veprojnë jozyrtarisht në Shqipëri – nuk paguajnë taksa. Një gjyqësori i reformuar do të ndihmojë në balancimin e hapësirës për çdo biznes me reputacion që vepron në Shqipëri.

Së katërti, një gjyqësor i drejtë dhe i pavarur do të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të pronës së patundshme. Investitorët përmendin kaosin rreth pretendimeve pronësore si një shembull se si sistemi ligjor ka penguar rritjen ekonomike afatgjatë në Shqipëri. Në një rast tipik, një familjeje iu kthye një parcelë prone, por nuk ishte në gjendje ta merrte përfundimisht pronësinë për më shumë se 20 vjet. Më vonë dolën pretendues të tjerë, dhe, pas dyerve të mbyllura, ata i bindën gjyqtarët se toka duhej t’iu jepej atyre. Kjo praktikë nën rrogoz të vjedhjes së pronës së njerëzve të tjerë do të ndalet së shpejti.

Së pesti, një sistem ligjor profesional do të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Idetë dhe njohuritë janë një pjesë jetike e tregtisë dhe investimeve dhe investitorët kërkojnë besim që të drejtat e tyre të pronësisë intelektuale respektohen dhe shkelësit do të nxirren para drejtësisë.

Së fundi, një sistem ligjor i ndershëm dhe funksional do të sigurojë që zyrtarët e korruptuar ose do ta mendojnë dy herë – ose do të paguajnë çmimin – për kërkimin e ryshfetit. Korrupsioni në portet dhe pikat e kontrollit kufitar është një nga faktorët më problematikë për investitorët dhe tregtinë ndërkombëtare, si dhe një problem që u përmend në Indeksin e Biznesit të Dhomës Amerikane të këtij viti. Nëse zyrtarët e korruptuar të doganave nuk do të bëjnë punën e tyre, një sistem ligjor i reformuar do t’i largojë për të krijuar hapësirë për njerëz me reputacion që do të bëjnë punën.

Shtetet e Bashkuara kanë besim se reforma në drejtësi do të krijojë një klimë biznesi të drejtë, transparente dhe të parashikueshme, e cila është më e mirë për bizneset tuaja dhe për të gjitha kompanitë amerikane të frymëzuara për të investuar në Shqipëri. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Nigel Farage themelon një parti të re: Brexit

Nigel Farage themelon një parti të re: Brexit

Basha, dy përbetime në një ditë

Basha, dy përbetime në një ditë

Pendesat në trajtë këshillash të Brad Pitt: Po të kisha vepruar kështu nuk do të isha divorcuar

Pendesat në trajtë këshillash të Brad Pitt: Po të kisha vepruar kështu nuk do të isha divorcuar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni