Meteorologët njoftuan javën e kaluar se drejt Europës po vjen një valë të nxehti me temperatura që pritet të shkojnë deri në 40 gradë Celsius në ditët e ardhshme, e që do të dominojnë mni Evropën Perëndimore.
Nga Britania e Madhe në Belgjikë dhe Greqi, vapa zhuritëse do të vijë nga Magrebi – Afrikë e Veriut dhe Spanjë, me temperatura të larta që fillojnë këtë fundjavë dhe kulmin pritet ta kenë në mes të javës së ardhshme.
“Pjesë të Evropës janë përpara një valë shumë të fortë të të nxehtit këtë javë me temperatura prej të paktën 40 gradë nga e mërkura deri të premten”, u tha nga Shërbimi Metereologjik Europian. /tesheshi.com/