Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFILET/ Teza e re e “normalitetit” të Bashës: si qëndron përballë “anormalitetit” të Ramës

by te Sheshi
21/06/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
PROFILET/ Teza e re e “normalitetit” të Bashës: si qëndron përballë “anormalitetit” të Ramës

Në një përprekje të sforcuar për kurimin e njëherësh stisjen e një imazhi të ri, ku një vend zë dhe garderoba, kreu i opozitës Lulzim Basha po vetëprezantohet si një politikan “normal”.

E përforcoi këtë dhe ish-deputetja Grida Duma, duke thënë në një intervistë televizive se pikërisht kjo i duhej vendit – një kryeministër normal, që sipas saj pra, i tillë do ishte Basha në krye të punëve.

Për këtë, znj.Duma iu referuar takimeve me popullin që po ka Basha e qarjehalleve me ta. Por në fakt nuk ka asnjë risi në ato lloj takimesh, veç shfaqjes mes njerëzve me një pamje më trendy – t-shirt, xhinse, këmishë jashtë. Pjesa tjetër është e stërkonsumuar, se bashku me narrativën shpëtimtare, e cila është e shtampuar në tre-katër fraza të stërdëgjuara nga çdo aspirant për pushtet këtu e 30 vjet. Rama para tij, në vitet e opozitës, ka qenë më me fantazi në këtë pikë, pasi ulej e drekonte në shtëpi fshati, bëhej si të thuash njësh me hallexhinjtë, duke u ulur në “sofër” me ta.

Çështja e Bashës është një dhe vetëm një dhe nuk ka të bëjë fare me “anormalitetin”e Ramës e “normalitetin” e tij: ky është inspirimi.

Inspirimi përfshin një morri cilësish e aftësish që Basha, siç është provuar prej sa u shfaq si emër e aktor politik, ai nuk i ka. Nuk i ka edhe si dhunti të lindur, nuk mundet t’i ndërtojë dot dhe nga përvojat. Dhe debati nuk është mbi normalitetin por mbi inspirimin.

Sot, rrethanat e kanë dashur që Basha të gjendet përballë Ramës, pa qenë në asnjë pikë ekuivalienti i tij në kahjen tjetër. Eshtë thjesht një rrethanë “aksidentale” që e ka vënë përballë tij aspak natyrshmërisht, pasi janë profile publike me diferenca të thella, siç dhe rrugëtimi i tyre jetësor apo politik. E kjo diferencë është dhe në planin e një superioriteti të Ramës ku përfshihet dhe “anormaliteti” tij, ai sipas gjykimit opozitar. Eshtë ai anormalitet që i ka dhënë Ramës forcës imponuese e inspiruese edhe pa qenë fare në politikë apo në gara politike; pra që kur ishte një zë i mendimit publik, më i fuqishmi që ka patur Shqipëria që në fund të ’90 e deri më sot.

Pa u futur fare në fushëbetejën politike, duke qëndruar thjesht në atë të mendimit publik, ai që mund t’i afrohet Ramës si forcë imponuese e fjalës, është vetëm Kadareja. Nuk bëhet fjalë këtu për ngjashmëri stilistike, ku njëri e ka në krijimtari letrare e tjetri në publicistikë, por në aftësinë për të qenë magnet i interesit shoqëror mbi kumtet e tyre publike. Eshtë tjetër nëse një ditë Kadareja do zgjidhej ministër Kulture apo President e s’do kënaqte pritshmëritë e publikut. Po flasim për profilin e tij publik, i cili, nga vokacioni i fortë letrar si shkrimtar i përmasave botërore, e ka bërë që të ketë një konstante të forcës imponuese në mendimin publik shqiptar. Debati në ka patur të drejtë mbi këtë atë aksh çështje, është krejt tjetër gjë.

Kështu dhe Rama, i cili futet në politikë me një arsenal të ngjashëm aftësie, që më pas e plazmon dhe në sfidat politike. Qeverisja e tij mund të jetë më problematikja dhe më e diskutueshmja në 30 vite, por sot ai, edhe pse me shumë dritë-hije, mbetet i pakonkurrueshëm dhe vështirë i sfidueshëm, jo thjesht në aftësitë e lindura politike, por dhe në një lloj gjakimi ende inspirues e pakrahasueshmërisht intelektual, që vijon t’i diktojë politikës. Por dhe po ia hoqe politikën në profil publik, mbetet prej tij ende shumë lëndë imponuese për të qenë aktor qendror në mendimin publik. Te Basha, kjo pamje, ky profil, këto atribute të afirmuara dhe provuara në kohë, as që ekzistojnë. Nëse i heq politikën, përfundon në një asgjë. Një asgjë dhe në raport dhe me arsimimin si jurist në Perëndim, ku dhe sot e kësaj dite, pas 15 vitesh aktiv në politikë, publiku ende nuk ka dëgjuar prej tij një analizë juridike mbresëlënëse për aksh çështje, e kjo kur shumë ngërçe politike janë njëherësh ngërçe juridike.

Pra, ç’fat i madh për të ky detaj, si një mundësi e afirmimit të nivelit të shkollimit e formimit juridik, që dhe këtë nuk e shfrytëzon dot në funksion të forcës imponuese, e cila s’mund të vijë padyshim thjesht nga fakti që deri dje e mbaje këmishën futur në pantallonat e sot e lë jashtë.

Dhe pastaj vijmë te kauza ekonomike, e cila luhatet mes një naiviteti dhe infantiliteti, ngërthyer në dy fjali gjatë takimeve në popull: “Do jua marrë paratë oligarkëve për t’jua dhënë juve”(!!!) dhe “unë kam një program ekonomik(!!!)”. /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Lirohen me kusht dy oficerë policie të akuzuar për vrasjen e Floyd-it

Lirohen me kusht dy oficerë policie të akuzuar për vrasjen e Floyd-it

Hetonte njerëzit e presidentit, jep dorëheqje Prokurori Federal Geoffrey Berman

Hetonte njerëzit e presidentit, jep dorëheqje Prokurori Federal Geoffrey Berman

Corona “nuk largohet” nga Pekini, e “gjithëpushtetshme” në Indi, Brazil e Kili

Corona "nuk largohet" nga Pekini, e "gjithëpushtetshme" në Indi, Brazil e Kili

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni