Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL/Dhori Sollaku, Kryeprokurori i heshtur që u bë avokat i të fortëve

by te Sheshi
27/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
PROFIL/Dhori Sollaku, Kryeprokurori i heshtur që u bë avokat i të fortëve
8
SHARES

Prokurori i Përgjithshëm i cili u shkarkua se “flinte mbi dosjet e krimit”, sot bën avokatin e Elvis Roshit. Si u shtua pasuria e tij me hapjen e studios të avokatisë, aty ku u falën të pasurit e të fortët që përballen me krimin…

S’ka ardhur akoma koha kur të shkruajmë profilin e një “Falkone shqiptar”që lufton mafian. Ky është profili i një prokurori që heshti ndaj krimit dhe korrupsionit, por sot flet në mbrojtje të klientëve të tij të pandehur për krim e korrupsion.

Theodhori Sollaku doli sot para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si avokat mbrojtës i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet nga prokuroria se ka fshehur disa dënime për krime të ndryshme dhe ka ndryshuar disa herë emrin. Në bazë të ligjit të dekriminalizimit të politikës ai nuk duhet të qëndrojë më në një detyrë publike. Sollaku i tha KQZ-së se nuk është detyra e saj të shkarkojë nga detyra Roshin, pasi mandati i tij mund të ndërpritet vetëm nga Këshilli i Ministrave.

Po kush është avokati i Roshit dhe si e ndryshoi ai lëkurën nga ‘hetues i krimit’ në ‘avokat të të inkriminuarve’?

Pazari Berisha-Meta kundër Nanos

Njeriu me trup mesatar që karakterizohet për qetësi dhe  mirësjellje në komunikim ka qenë para pak vitesh “mollë sherri’ për politikën. Lindur e rritur në Fier, ai studioi për juridik e më pas u emërua jurist dhe pedagog në Shkodër gjatë viteve të fundit të komunizmit. Fill pas ndryshimit të sistemit juristi i ri do të merrej në Presidencë nga presidenti i parë i pluralizmi, Sali Berisha. Sollaku shërbeu këshilltar juridik i Berishës edhe në vitin famëkeq 1996, kur u manipuluan zgjedhjet, ngjarje që u bë shkak për trazira që vijuan në vitin pasardhës. Në vitin 1997 Partia Demokratike e kandidoi për deputet në qytetin e tij të lindjes, Fier.

Akoma i afërt me shefin e tij, Berishën, ai ishte aty gati për t’u përdorur në momentin kur Berisha në opozitë flirtoi me Ilir Metën kundër Fatos Nanos. Në vitin 2002 votat e Berishës dhe Metës shkarkuan kryeprokurorin Arben Rakipi dhe zgjodhën në krye të akuzës Sollakun. Zgjedhja e tij erdhi si pasojë e një pakti politik dhe po ashtu u shkarkua pasi nuk i shërbeu mesa duket njerëzve që e vunë.

Berisha vjen në pushtet në vitin 2005 me sloganin “me duar të pastra”, i cili ishte një premtim për të hetuar korrupsionin e qeverisjes “Nano”. Por, Berishës i ngeli sharra në gozhdë tek kryeprokurori i tij. Pasi e akuzoi se flinte mbi “dosjet e krimit” PD ngriti një komision hetimor parlamentar, i cili propoi shkarkimin e tij nga detyra. Propozimi nuk u firmos nga presidenti Moisiu, por ai mori firmën që i duhej menjëherë pas ardhjes në Presidencë të ish-nënkryetarit të PD-së, Bamir Topit.

Sollaku nuk ka asnjë rekord me të cilin të mburret gjatë qëndrimit të tij në Prokurinë e Përgjithshme. Asnjë ish-zyrtar i qeverisjes socialiste 98-2005, që u cilësua dhe një qeverisjet më të korruptuara, nuk u hetua nga zyra e tij. I vetmi lajm i bujshëm që përfshiu emrin e tij ishte vrasja e shoferit të tij, Genci Sina, në sy të gruas dhe vajzës. Vrasja iu atribua grupit “hakmarrja për drejtësi”, por vetë Sollaku ka folur shumë pak rreth kësaj ngjarje, gjithsesi duke pohuar se “vrasja mund të ketë qenë një sulm edhe ndaj institucionit të Prokurorisë”. Pasi u zgjodh në Asamblenë e PS-së ai nuk bëri më tej karrierë në këtë parti, ndoshta duke i larë njëherë e mirë duart me politikën e drejtpërdrejtë për t’u marrë me avokati.

Begatia vjen me avokatinë

Sapo iku nga prokuror i përgjithshëm, Sollaku, apeloi shkarkimin e tij si antikushtetues duke e fituar gjygjin në Gjykatën Kushtetuese. Më pas ai kuptoi se begatia në fushën e drejtësisë nuk ishte në anën e “hetuesit” por të “avokatit” dhe kështu vendosi të hapte zyrën e tij të avokatisë, e cila po i sjellë klientë të rëndësishëm, por dhe miliona. Ai doli në publik si avoka mbrojtës i biznesmenittë gazit Ilir Karçini, i cili akuzohet se është porositës për vrasjen e biznesmenit Piro Bare, atentat që do kryhej më 25 janar në Tiranë nga Julian Sinanaj, tashmë i penduar i drejtësisë. Sollaku, që njihet dhe për lidhje miqësore me Karçinin, e përshkroi atë në gjykatë si njeri të pastër dhe me dinjitet.

Më tej Sollaku doli në mbrojtje të pronarit të medias “Agon Channel”, Françesko Beketi i cili u akuza nga shteti shqiptar për pastrim parash dhe mashtrim.

Tani ka marrë në dorë mbrojtjen e një prej njerëzve më të përfolur në kuadër të dekriminalizimit të politikës, kryebashkiakun socialist të Kavajës, Elvis Roshin.

Studioja e avokatisë dhe pse me pak vite në treg, për shkak të emrit që gëzon Sollaku, dhe lidhjeve të forta me gjyqësorin, ku ka dhe bashkëshorten, ka nisur të pjellë milionat. Sipas një hetimi të agjensisë BIRN duke iu referuar deklaratave të pasurisë së gjyqtarëve shqiptare, Zegjine Sollaku renditet e treta në listën e gjyqtarëve më të pasur me një portofol prej 101 milionë lekësh pasuri bruto. “Në vitin 2003, familja Sollaku deklaronte rreth 14 milionë lekë pasuri, të përbërë nga dy apartamente, një shtëpi private dhe një sipërfaqe të konsiderueshme pylli. Në fund të vitit 2014, kjo pasuri llogaritet në 101 milionë lekë, ndërkohë që borxhet e familjes kapin shifrën e 17 milionë lekëve. Pasuria e deklaruar e familjes Sollaku ka shënuar ritme të shpejta rritjeje pas vitit 2008, kur bashkëshorti i gjyqtares, ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku ka filluar aktivitetin si avokat. Nga viti 2008 deri në vitin 2014, gjyqtarja Sollaku ka deklaruar të ardhura nga studioja avokatore e bashkëshortit 87 milionë lekë, çka i ka mundësuar familjes të shtojë pasuritë e patundshme në vlera të mëdha parash në Tiranë.”

 Të dhënat e pasurisë nuk përfshijnë dy vitet e fundit, që me siguri do të jenë shtuar me klientët VIP që zyra e tij ka mbrojtur. Sollaku më në fund ka gjetur mënyrën më efikase për të ushtruar profesionin e juristit, por harron se i kushtoi shtetit shqiptar 5 vite heshtje pa asnjë rekord në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke e përdorur një nga postet më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë vetëm si trampolinë për të krijuar lidhjet e tij me politikën. /tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
Presidenti i Rumanisë refuzon gruan muslimane si kryeministre

Presidenti i Rumanisë refuzon gruan muslimane si kryeministre

Macja e ngacmon por qenushi nuk ia var, ajo insiston dhe…

Macja e ngacmon por qenushi nuk ia var, ajo insiston dhe...

Kajde komunistësh: Kim Jong-un urdhëron qytetarët që të adhurohet gjyshja e tij në vend të Jezu Krishtit

Kajde komunistësh: Kim Jong-un urdhëron qytetarët që të adhurohet gjyshja e tij në vend të Jezu Krishtit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni