Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL/Admir Tafili, rasti tipik i prodhimit të kriminelit nga drejtësia

by te Sheshi
03/07/2017
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
PROFIL/Admir Tafili, rasti tipik i prodhimit të kriminelit nga drejtësia
77
SHARES

Në novelën e Neshat Tozajt, “Dora e Ngrohtë – ekranizuar më pas nga Kujtim Çashku –   përshkruhen dy tipologji personazhesh: Besimi dhe Spahiu.

Besimi është një djalë jetim, i cili nga mungesa e ngrohtësisë në familje për shkak të sjelljes jo të mirë të njerkut hyn në rrugë të keqe.

Bën një krim, burgoset, del nga burgu dhe i rikthehet jetës normale dhe si pasojë e “Dorës së Ngrohtë” të partisë kthehet në rrugën e mirë.

Spahiu, një person që i përkiste klasave kundërshtare të regjimit komunist, ishtë në syrin e ciklonit të regjimit dhe lihet në margjinalizim duke e lënë apo shtyrë vetëm në rrugën kundra ligjit. Ai ishte i destinuar që të mos kthejej në “rrugën e mirë” sepse nuk e kishte “Dorën e Ngrohtë” të partisë, që për të mbetej e ftohtë.

Rasti i Admir Tafilit, për të cilin sot prokuroria kërkoi dy dënime të përjetshme është i ngjashëm me Spahiun.

Teorikisht e dimë se në një sistem demokratik të gjithë duhet të jenë të barabartë; por në rastin e Tafilajt kemi të bëjmë me një kriminel që u prodhua “industrialisht” në epruvetë nga ky sistem drejtësie që vetëm drejtësi nuk ka dhënë.

Ngjarja është shumë e vjetër dhe ka të bëjë me fillimet e shtetit postkomunist shqiptar që lejoi vetëgjyqësinë apo gjakmarrjen, duke e kthyer në një institucion dominant që vendosi për jetën e shumë e shumë familjeve në veriun e Shqipërisë, e sidomos në zonën e Shkodrës.

Le t’i kthehemi ngjarjes në fjalë:

Admir Tafili dhe vëllai i tij Genci, ishin djemtë e peshkatarit Bahri Tafili.

Në vitin 2000 policia e Shkodrës, nën drejtimin e drejtorit Arben Zylyftari shkoi në një operacion në lagjen Kiras për të arrestuar Bahri Tafilin që akuzohej për vrasjen e shtetasit Skënder Geci.

Në atë operacion u vranë si Bahri Tafili ashtu edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Komisar Arben Zylyftari.

Kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta premtoi se shteti do të merrte hak ndaj vrasësit, aq më shumë nga fakti se i ndjeri Zylyftari ishte dhe një nga miqtë e tij, por edhe një nga oficerët më të mirë të policisë.

Atë ditë policia arrestoi Genc Tafilin, të vëllanë e Admir Tafilit dhe të birin e Bahri Tafilit si autor në vrasje.

Por familja Tafili disa herë ka akuzuar si autor të dy vrasjeve ish-shefin e krimeve të Shkodrës në atë kohë, Prel Pjetrushin.

Pjetrushi, i cili në vitin 1998 drejtoi sulmin ndaj komisariatit të Shkodrës u rimorr në polici pas largimit të Mit’hat Havarit, i cili drejtoi operacionin për vendosjen e rendit në Shkodër në vitin 1998.

Drejtësia shqiptare nuk e mori asnjëherë në thelb hetimin e ngjarjes së 2 gushtit 2000 ku u vranë Bahri Tafili e Arben Zylyftari, dhe pretendimin e familjes Tafili, një pjesë e të cilës jeton në ekzil jashtë vendit.

Kimete Tafili, bashkëshortja e Bahri Tafilit, është shprehur se i shoqi është vrarë nga Prelë Pjetrushi pasi u dorëzua i prangosur, dhe se autorët e vërtetë të vrasjes së Arben Zylyftarit janë të lirë.

Deklarata e saj u bë në vitin 2011, kur ndodhi një ngjarje tjetër; por përpara se të vijmë këtu të ndjekim kronologjinë.

Ngjarja e vrasjes së dyfishtë e vitit 2000 nuk zbardhet nga drejtësia në mënyrë të plotë dhe i lë hapësirë vetëgjyqësisë. Djali i vogël i Bahri Tafilit, Admiri bëhet ekzekutori i një krimi që e fut më pas atë në krye të listës shqiptare të VIP-ave të krimit e kronikës së zezë.

Në vitin 2001, Admir Tafili, djali i vogël i Bahri Tafilit, i bën pritë shefit të krimeve të Shkodrës, Prelë Pjetrushi dhe e plagos duke hyrë në banesë. Ky i fundit largohet për në SHBA. Në vitin 2002, Admir Tafili arrestohet dhe dënohet për tentativën e vrasjes së Pjetrushit.

Admiri i burgosur kthehet në një nga kapot e padiskutueshme të burgjeve shqiptare dhe në personin që mendon vetëm për arratisje dhe hakmarrje. Një Kont Montekristo-je modern por edhe barbar, që i kavënë jetës së tij vetëm një qëllim: të asgjësojë Prelë Pjetrushin apo të ndëshkojë njerëzit e tij, sipas një deformimi që i është bërë kanunit mesjetar të Lekë Dukagjinit, paçka se sipas të gjitha gjasave familja e Tafilëve në mesjetë nuk ka qenë pjesë e tij.

Në vitin 2010, tashmë një “Spahi” apo “burgaxhi” i regjur, Admir Tafili, merr leje nga burgu i Shën Kollit për të parë të ëmën e sëmurë dhe në këtë rast arratiset, me një fletë të bashkisë, siç ndodh shpesh (ndodhi edhe me Lulzim Berishën këtë vit).

Në mars të vitit 2011, Admir Tafili vret në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit në fshatin Grudë të Shkodrës.

Tafili, pas një operacioni të suksesshëm policie arrestohet në Tiranë, por tashmë Admiri ishte një “senator” që më mirë ndjehej brenda se jashtë.

Dy vite më pas, në vjeshtën e 2013-s, ndërsa ndodhej në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, Admir Tafili mbledh ajkën e të fortëve: Fran Marashin, Gëzim Gurin, Artur Goran, Gëzim Tomën, Reiz Haxhirajn dhe Eduard Lulan dhe arrijnë të kapin pikën e dobët të aleancës qeverisëse që sapo ka ardhur në pushtet.

Shfrytëzojnë brishtësinë e njerëzve të sapoardhur të aleancës PS-LSI dhe arrijnë të arratisen me një plan perfekt dhe spektakolar.

Por arrestohen nga RENEA një ditë pas arratisjes në një magazinë të Përrenjasit. Plani i arratisjes ishte perfekt por jo ai i ikjes.

Një vit më pas pikaset një tjetër tentativë në burgun e Peqinit ku mësohet se mund të largoheshin, por që rezultoi një alarm fals.

Ndërkohë, nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit, Admir Tafili drejton një bandë të vërtetë gjobash dhe vrasjesh, duke rezultuar një nga njerëzit më të frikshëm të krimit në vend, i cili siguronte sasi të mëdha parash duke qenë brenda qelive dhe marrë të mira materiale nga subjekte dhe njerëz që e shikonin atë me shumë pushtet.

Në Peqin, ku ndodhet ajka e krimit shqiptar, Admir Tafili arrin të sigurojë famën e një prej krerëve të habitatit të sigurisë së lartë.

Gjithë këto vite ai i ka kushtuar shumë shtetit shqiptar për ta ruajtur por edhe për të hetuar, gjithë rrjetin e merimangës që ai ngriti nga qelia.

Dhe të mendosh që 17 vjet më parë ishte thjesht një çunak që në një operacion policie iu vra i ati, vrasje për të cilën ai i dha fund të ardhmes së tij vetëm për të marrë hak.

Ndoshta do ishte krejt ndryshe sikur drejtësia shqiptare ta trajtonte më profesionalisht ngjarjen e vitit 2000; të gjykonte dhe versionin e familjes Tafili; të thërriste në dëshmi Prelë Pjetrushin dhe të bënte zbardhjen e vërtetë të ngjarjes.

Prel Pjetrushi nuk ishte një engjëll, gjithsesi.

Admir Tafili është një shembull sesi shteti bëhet së paku një “derë e mbyllur”; dhe kur prokuroria e gjykata nuk japin drejtësi por anojnë në një krah, atëherë prodhohet ai produkt që ushqen zinxhirin e gjatë të vetëgjyqësisë që natyrisht nuk prodhon drejtësi por sfidon shtetin duke krijuar bëma “robinhudësh” që në fakt nuk janë të tillë, por janë “frankenshtajnë” të krimit që prodhohen në laborator nga mungesa e drejtësisë apo nga drejtësia e munguar. Tafili është vetëm një nga shembujt e perceptimit popullor që pret reformën në drejtësi.

Ashtu si ngjarja e disa ditëve më parë në Shkodër kur një mjek u vra në sy të djalit të vet për një mur tulle, apo shumë e shumë që prodhohen përditë dhe askush s’bzan. /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Studimi: Sulmet terroriste, 5 herë më shumë mbulim mediatik nëse autori është musliman

Studimi: Sulmet terroriste, 5 herë më shumë mbulim mediatik nëse autori është musliman

Vijon “merkatoja” politike në Kosovë: Vetëvendosja “përforcohet” me një sociolog

Vijon "merkatoja" politike në Kosovë: Vetëvendosja "përforcohet" me një sociolog

Porosia e DioGuardit: Kujdes! Serbët në qeveri rrezikojnë sovranitetin e Kosovës

Porosia e DioGuardit: Kujdes! Serbët në qeveri rrezikojnë sovranitetin e Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni