Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL: Shpend Ahmeti, politikani i përkëdhelur i Kosovës që iu shmang betejave direkte

by te Sheshi
08/03/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
PROFIL: Shpend Ahmeti, politikani i përkëdhelur i Kosovës që iu shmang betejave direkte

Largimi i Shpend Ahmetit nga lëvizja Vetëvendosje, duket se është më shumë një prolog sesa një epilog politik i kryetarit të komunës më të rëndësishme të Kosovës.

Është një prolog, i njëjtë si dy të tjerët që ai ka shkruar politikisht në karrierën jo të gjatë por të beftë, kur arriti të renditej në njeriun më të pushtetshëm të Kosovës pas kryeministrit.

Ahmeti iku nga Vetëvendosje pasi kërkoi nga partia që e kandidoi për dy mandate në krye të komunës së kryeqytetit të Kosovës, që t’i japë hapësirë politike peshës që ai përfaqëson dhe VV nuk ia dha. Por Shpend Ahmeti nuk iku pasi kreu apo nisi një betejë të brendshme për synimin e tij.

Ambicia e tij për një hapësirë politike brenda Vetëvendosjes është mëse legjitime, e arsyeshme pasi ka më shumë se një mandat që është ikona e qeverisjes së partisë më të madhe të Kosovës.

Jo vetëm që nuk ka asgjë të keqe, por është gjëja më normale në botë që Ahmeti të jetë më shumë se alteregoja e Albin Kurtit, të jetë alternativa e tij, apo më shumë se kaq një model tjetër që vetëm e pasuron hapësirën demokratike të Kosovës.

Por Shpendi kurrë nuk bëri betejë me Albinin, edhe pse u duk qartë se ai është lideri i njerëzve që e kundërshtojnë Albinin. Ndaj, Shpendi si një politikan i ri duket se mungesa e betejës i ka dhënë një drojë që nuk i jep mundësinë të bëhet një lider. Dhe pikërisht është e pakuptueshme se pse 40-vjeçari që zotëron një aset shumë të çmuar politikisht, ka refuzuar përballjen.

Shpend Ahmeti është i vetmi politikan i nivelit të lartë i Kosovës që as nuk ka qenë komandant në UÇK e as s’ka qenë pjesë e sistemit të vjetër të para 1999-s.

Shikoni, kolegët e tij janë: Hashim Thaçi, drejtues politik i UÇK-së; Ramush Haradinaj, komandant i famshëm i UÇK-së; Fatmir Limaj po ashtu; Albin Kurti, përfaqësues politik i UÇK-së; Isa Mustafa, ish-drejtues i LDK-së dhe i qeverisjes së saj që prej fillim viteve ‘90.

Pra është një figurë e freskët politike, që kur hyri në politikë në vitin 2007 me Frymën e Re, së bashku me Ilir Dedën u cilësuan si djemtë e “lazdruar” të Harwardit; njerëz me përkrahje amerikane që do të sillnin politikën e re në Kosovë; që do të nxirrnin në pension komandantët dhe bashkëkohësve të të ndjerit Ibrahim Rugova.

Mirëpo rezultati zgjedhor i FER ishte zhgënjyes.

Megjithatë ndodhi një lëvizje avancuese: ish-drejtuesi i Frymës së Re trokiti dhe hyri në Vetëvendosje duke i dhënë kësaj lëvizje reaktive proteste një zë më të moderuar, më afër qendrës politike të Kosovës.

Prishtinali tipik, përfaqësues i “kazasë” administrative të shtetit të ri, Shpend Ahmeti arriti një objektiv të lakmuar për këdo politikan në Kosovë. Theu me forcë elektorale-politikisht bastionin e paprekshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Prishtinën.

Sa zili padyshim e ka pasur Fatmir Limaj, në dhjetorin e vitit 2013 kur Shpendi rrëzoi Isa Mustafën. Limaj garoi në vitin 2000 në zgjedhjet e para lokale të Kosovës si kandidat për kryetar i Prishtinës pa një kandidat nga LDK-ja.

Kush e mban mend atë fushatë të parë e di se Fatmir Limaj shkëlqeu realisht: i qetë, elegant me sharmin e “djemve të malit” që nuk ishin të frikshëm por të pashëm dhe energjik. Natyrisht Limaj që përfaqësonte PDK-në humbi thellë.

Prishtina ishte domen i LDK-së-kala e fortë që bindi Hashim Thaçin që për shumë e shumë vita nuk kishte pse synonte kryeqytetin.

Por një ditë të bukur fati i fali Shpend Ahmetit, atë që politika kosovare nuk ja kishte dhënë askujt. Natyrisht edhe me votat e PDK-së, Ahmeti fitoi. Kjo është e bukura e politikës, që Vetëvendosjes i kishte sjellë në shtëpi jo vetëm votat e saj, të tijat si person, por edhe të “armikut të dashur” Hashim Thaçi. Kjo është politika.

Por Shpend Ahmeti nuk pati vizionin apo kurajon ndoshta që këtë rezultat të lakmueshëm për këdo ta kthente në potencial politik. Për mbi 5 vjet, edhe pse normalisht ka rekordet e tij qoftë edhe pozitive si kryetar i Prishtinës, ai nuk guxoi kurrë që të thoshte hapur se nuk është Albini, edhe pse e ka kryetar.

Nuk guxoi kurrë që edhe kur Vetëvendosja përdori forma të forta deri edhe lotësjellëset në Kuvend, nuk doli e të thoshte opinionin e tij kundër apo të ndryshëm. Pra kurrë nuk i “futi bela” vetes të bënte betejë me për të gjetur odën e tij brenda “kullës” politike që Albini ngriti ashtu si një gjetje revolucionare alla-shqiptare.

Ndaj kur nisi përplasja e madhe brenda Vetëvendosjes, publiku e perceptoi çuditshëm debatin e brendshëm, sepse nuk kishte pasur kurrë debat: diskutimi nuk bëhet vetëm në “Dhomën e Gjumit”-pra në selinë e Vetëvendosjes por edhe në “Odën e Miqve:-pra në opinionin publik.

Dhe kur Shpendi më në fund foli, kundërshtoi Albinin dhe politikën e tij, ju vërviten ata aktivistë që e shikonin përditë Shpendin në krah të idhullit të tyre.

Albin Kurti mund të jetë vërtetë një politikan karizmatik, por në fund të fundi tani nuk është “ulemë” por një politikan e si i tillë duket përballur në fushë të vet; profili që Shpend Ahmeti politikisht nuk bëri gjë tjetër veçse e la në hije atë përballë liderit të Vetëvendosjes.

Në fund të fundit më mirë vonë se kurrë! Ndoshta s’ishin pjekur kushtet.

Gara e fundit brenda Vetëvendosjes ishte ndoshta rasti më i mirë që Shpend Ahmeti të maste forcat me njeriun që e kritikoi, e kundërshtoi dhe që ndante një version të ndryshëm politik, qoftë duke kërkuar rregulla të reja gare. Por jo! Si Shpendi, ashtu edhe të tjerët ose dhanë dorëheqjen ose kërcënuan se do të largohen.

Kjo nuk është përballje por bishtnim, vetëlargim, apo edhe dorëzim. Sot Ahmeti iku zyrtarisht nga Vetëvendosje kur realisht kishte ikur prej dy muajsh.

Por si do t’i drejtohet zgjedhësve të tij të Prishtinës, atyre që i dhanë mundësinë për të qenë kryebashkiaku i parë jo i LDK-së? Apo Shpendi po shkon pikërisht drejt LDK-së për të përfituar sërish atë që mori me Vetëvendosjen pesë vjet më parë. Sërish pa betejë, por duke u shtuar si vlerë plus? Ndoshta jo rastësisht Ilir Dedën nga FER e dërgoi tek LDK-ja për të pasur atje një derë të hapur…

Veçse, një gjë duhet pasyr parasysh: LDK është partia më e vjetër në Kosovë dhe nuk mund t’i japë Shpend Ahmetit komoditetin që ngjiti tek një lëvizje të re dhe energjike si Ë-ja. Dikur në LDK kanë kërcitur edhe karriket. Është parti që është ndarë më shumë se 4 herë dhe prapë vazhdon të rezistojë.

A do ta bëjë më në fund betejën e munguar Shpend Ahmeti? /tesheshi.com

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Mjekët e Kanadasë në protestë: Mos na rrisni rrogat, paguhemi shumë!

Mjekët e Kanadasë në protestë: Mos na rrisni rrogat, paguhemi shumë!

Policia serbe dhunon dy shkrimtarët shqiptarë: nuk lejon festimet e 7 Marsit

Policia serbe dhunon dy shkrimtarët shqiptarë: nuk lejon festimet e 7 Marsit

Zbulohet axhenda e kryesisë së PD: Do të kërkohet djegia e mandateve

Zbulohet axhenda e kryesisë së PD: Do të kërkohet djegia e mandateve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni