Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Profil pikëllues nga Ardian Vehbiu: kush ishte Kolec Topalli

by te Sheshi
27/05/2018
in Kryesore, Kulturë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Profil pikëllues nga Ardian Vehbiu: kush ishte Kolec Topalli

Lajmi për vdekjen e akademik Kolec Topallit kaloi vetëm telegrafikisht në media. Një prej gjuhëtarëve më të shquar shqiptarë, ai nuk mundi të ishte “një morri fjalësh informuese e vlerësuese” mbi modelin njerëzor e profesional që la pas.

Por për të ka shkruar Ardian Vehbiu, një penë e vyer e publicistikës e jo vetëm, ardhur nga lëma ku i ndjeri prof. Kolec Topalli kontribuoi me zell, gjuha, si një mundësi për të mos e lënë të ikë aq i harruar, në këtë kohë të marrëzishme ku vlerat dënohen me harresë.          

Profili pikëllues i akademik Kolec Topallit, ofruar nga Ardian Vehbiu:

Shuhet një mendje e ndritur

Me shumë hidhërim mësova, sot në mëngjes, se kish vdekur prof. Kolec Topalli, nga më të shquarit albanologë dhe studiues të shqipes të shekullit tonë. Veprën e tij e njoh, e kam lexuar me kujdes, kam mësuar shumë prej zbulimeve të tij dhe metodës që përdorte; e kam admiruar për frymëmarrjen e gjerë, njohjen e shkëlqyer të shqipes dhe rigorozitetin shkencor. Gjithnjë më kujtonte një tjetër albanolog të shquar dhe profesor timin në universitet, prof. Shaban Demirajn.

Kam pasur fatin ta njoh personalisht: isha rishtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, kur më qëllonte të shihja këtë zotëri, të veshur me shumë sqimë, që vinte për të studiuar në bibliotekën tonë të pasur, ose priste në korridorin e katit të dytë, për t’u takuar me drejtorin, Androkli Kostallarin. Më patën thënë që ishte mësues në një fshat të thellë të Tiranës, me biografi të keqe, dhe që herë pas here “i jepej leja” për të botuar punimet e veta në revistën “Studime Filologjike.” Aso kohe më bënte përshtypje si arrinte të ishte aq kompetent, pa qenë pjesë e qarqeve institucionale dhe akademike; sikurse më linte mbresë kortezia e tij dhe delikatesa.

Për prof. Topallin shpresoj se do të shkruhet shumë; nga njerëz që e njohin më mirë se unë. Këtu veç dua të shënoj se ai, si dijetar, ishte provë e suksesit të shkollës albanologjike shqiptare dhe vijues i denjë, në më shumë se një drejtim, i arritjeve të brezit të prof. Çabejt dhe prof. Demirajt në studimet për historinë e gjuhës shqipe. Është pasuri e paçmuar e akademisë shqiptare ky realitet i disa brezave me studiues, që kanë mësuar prej njëri-tjetrit dhe kanë ndërtuar mbi arritjet e para-ardhësve; si dhe dëshmi dhe model si mund të krijohet një traditë e pasur edhe në rrethanat e prekariatit intelektual dhe të katundarisë së mendjes.

Veçanërisht, në lëmin e studimeve etimologjike të shqipes, ka tashmë një vijë që nis me Meyer-in dhe Pedersen-in, për të vazhduar me Joklin dhe Çabejn, dhe që aktualizohet tani në veprën madhore “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, që prof. Topalli arriti ta botojë pak para se të largohej prej nesh. Disa vepra të tij të mëparshme, si “Fonetika historike” dhe “Gramatika historike” e gjuhës shqipe, edhe pse madhore në vetvete, duhen kundruar tani si shkallare drejt këtij opus magnum-i, monument i mirëfilltë i akademisë dhe i kulturës kombëtare.

Lajmi për vdekjen e mikut dhe mësuesit Topalli më erdhi mu kur po lexoja një nga paçavuret kundër Fjalorit të tij, të hedhur në qarkullim nga një sharlatan dhe kloun, inkompetent nga shalli te çorapet, i cili mëtonte t’ia hidhte poshtë metodën dhe arritjet kësaj vepre, me një argumente populiste, simpliste dhe provokative. Mendova se këto krijesa të territ, me lëtyrën që kanë derdhur këto ditë dhe javë në mediat, do t’ia kenë helmuar ditët e fundit prof. Topallit, pa e lënë të gjejë pak paqe, në vuajtjen e vet fizike, përmes gëzimit që mundi t’ia japë në dorë lexuesit dhe studiuesit Fjalorin. Dua t’u kujtoj këtyre, se në këtë botë vërtet ka vend edhe për dritën e dijes, edhe për minjtë e gjirizit: por e para nuk ka nevojë për të dytët, që të shkëlqejë.

Pushofsh në paqe, i nderuar mik; nëpërmjet veprës tënde, do të mbetesh gjithnjë i pranishëm mes nesh që të kemi vlerësuar, dashur dhe respektuar, si njeri dhe si studiues. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme
Bota & Rajoni

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje
Shkencë & Jetë

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Next Post
Protestë e antiprotestë në Portën e Brandenburgut: pro dhe kundër Angela Merkelit për emigrantët

Protestë e antiprotestë në Portën e Brandenburgut: pro dhe kundër Angela Merkelit për emigrantët

Basha, mesazh post-protestë: Xhafaj të ikë, por pa dhunë

Basha, mesazh post-protestë: Xhafaj të ikë, por pa dhunë

SHBA: Demokratët bashkohen me republikanët në kriminalizimin e fjalës kritike ndaj Izraelit

Nga MJ ROSENBERG: Demokratët bashkohen me republikanët në kriminalizimin e fjalës kritike ndaj Izraelit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni